Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon pas incidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm gjatë faljes së Fiter Bajramit, në Sheshin “Skënderbej”.

Një prej përfaqësuesve të KMSH e cilëson këtë incident sporadik dhe që nuk ka të bëjë me besimin.

“Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, – u shpreh ai.

Një person u fut mes besimtarëve në shesh, nën thirrjet “S’ka Zot” dhe tentoi të vetëdigjet me benzinë. Ai fillimisht u neutralizua nga besimtarët e pranishëm, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat nga forcat e policisë.

Incident në ceremoninë e faljes së Fitër Bajrami, 40-vjeçari tentoi të vetëdigjet me benzinë