Incidentet me linjat e urbanëve në Tiranë nuk kanë të sosur. Mësohet se një autobus i linjës së Kombinatit është përplasur me një kosh mbeturinash pranë Misto Mames. Burime nga policia bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Si rrjedhojë e incidentit është dëmtuar pjesa e pasme e autobusit dhe janë thyer xhamat.