files_1
Persona të panjohur kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe dhe kanë gjuajtur me vezë billbordet në Tetovë ku shfaqen zv.kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Posterat ishin vënë në këtë qytet me rastin e marrjes se cmimit Honoris Causa në Universitetin e Tetovës, ceremoni që u shty për shkak të tensioneve në Kumanovë. Portali “Almakos” që ka postuar fotot shkruan se posterat u goditën nga disa të rinj tetovarë që duan të dërgojnë mesazh se në këto momente Rama dhe Thaçi nuk duhet të ndihmojnë Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin dhe të reagojnë më ashpër ndaj asaj që ndodhi.