Një grup serbësh i kanë ndërprerë vizitën në veri të Mitrovicës, kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Vizita është shoqëruar me incidente pasi disa dhjetëra serbë kanë dalë dhe kanë brohoritur duke u prishur vizitën dy politikanëve kosovarë.

Forca të shumta të policisë kanë dalë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit ishin edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët. Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas incidentit.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni. Pra tubimi i paraparë është mbajtur” shkruhet në njoftim.