Një incident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte  gjatë ceremonisë së faljes së Namazit nga myslimanët. Një person tentoi të vetëdigjej me benzinë në sheshin “Skënderbej”. Policia më pas ka dhënë detajet për incidentin. Blutë njoftojnë se shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi.

40-vjeçari ka tentuar që të futet në mes të turmës së besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si ‘S’ka Zot, duhet të ikim nga kjo jetë’. Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.