Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është thirrur në SPAK si person që ka kallëzuar aferën me incineratorin e Elbasanit.

Kryemadhi u paraqitet në SPAK sot në orën 10:00.

Kryemadhi përveçse se do ti përgjigjet pyetjeve të prokurorëve do të dorëzoje prova te reja mbi këtë aferë.

Prej mesit të dhjetorit 2021 janë në kërkim aksionerët e incineratorit Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dyshuar, për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”