Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako i cili është arrestuar si i përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve këtë të enjte do të merret në pyetje nga SPAK në orën 13:00 .

Mësohet se ai do të merret në pyetje për procedurat e dhënies se koncesionit.

Ndërkohë kujtojmë se GJKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg. Mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Bllako që pas arrestimit ndodhet në burgun 313.