Anëtari i grupimit “Për PD” Arben Imami deklaroi se listat e anëtarëve të partisë nuk duhet të jenë sekrete. Ai tha se PD ka lista sekrete të grupeve paramilitare që bëjnë pastaj gabime në veprimet e tyre.

“Nëse Lulzim Basha shkurton sot kandidatët, nesër po të bëhet kryeministër do i bëjë zgjedhjet më keq se Edi Rama. Kërkuam listat nuk ka ka lista të hapura thonë. Listat nuk duhet të jenë sekrete.

Vetëm grupet paramilitare që mban partia dhe bëjnë ato gabime që kanë bërë. Këto janë si zgjedhjet e Edi Ramës në vitin 2003. Listat e anëtarëve të partisë janë një detyrim dhe jo një favor që do i bëhet Harxhit apo kujtdo qoftë. Në këtë pikëpamje gara është e pabarabartë. Jemi një parti dhe debati duhet të bëhet aty. Kjo nuk do të thotë se lufta mbaron në datën 13”, u shpreh Imami.