Presidenti Ilir Meta nuk preferoi të tregonte emra për pasardhësin e tij në Presidencë.

Nga një konferencë për mediat, Meta deklaroi se pas përfundimit të mandatit, do të angazhohet në një opozitë të fortë.

“Nuk kam asnjë emër! Për mua është e rëndësishme që Presidenti apo Presidentja e ardhshme të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë, të mbroj sovranitetin dhe integritetin e Republikës, të udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe publik. Kjo s’është e lehtë. Gjithmonë ka pasur probleme mes institucionit të presidentit dhe kryeministrave. Pushteti tenton drejt kapjes së pushtetit dhe në analizat e kohës së kaluar, zbulohet që koha më bashkëpunuese mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrisë ka qenë kur unë kam qenë kryeministër dhe Rexhep Mejdani President.

S’do të ketë më opozitë që i ikën betejave, duke favorizuar pikërisht cënimin e demokracisë dhe këtyre parimeve. Opozita është kudo përtej kësaj dere, në çdo rrugë dhe rrugicë të Shqipërisë”, u shpreh Presidenti në ikje, Ilir Meta.

Lexo më tej: “Të ndërmerren reforma”/ Presidenti Meta i bën një thirrje të fortë qeverisë e Kuvendit