Igli Tare përtej kufijve apo ndasive, qofshin këto edhe politike. Që drejtori sportiv i Lazio Tare është një adhurues i madh i Milinkoviç-Savic kjo dihej. Por “adhurimi” i shqiptarit për mesfushorin kalon fushën e futbollit. Tare shkon deri aty sa do të dëshironte ta kishte edhe dhëndër serbin, nëse do të kishte një vajzë, për ta martuar me të.

 

“Ai erdhi si djalë dhe tani është një burrë i rritur – tha Tare -. Pas tetë vitesh në klub, ai është një person i rëndësishëm për ne. E jo vetëm si një futbollist. Kjo është ajo që unë vlerësoj më shumë tek ai. Ai është shumë i thjeshtë si person. Një njeri i përulur. Ai nuk ka qenë kurrë mendjemadh apo arrogant. Ai është një djalë shumë i sjellshëm. Dhe si lojtar është diçka tjetër… Ai mund të bëjë edhe më mirë,” shpjegoi

Shqiptari pastaj shkon edhe më larg, duke konfirmuar raportin e ngushtë të vlerave me Milinkovic-Savic: “Nëse do të kisha një vajzë, do ta martoja me të. A jam mjaft i qartë?”, përfundoi ai.