Iggy Azalea po bën një hap prapa nga muzika për t’u përqëndruar në ‘projekte të tjera krijuese’.

Reperja 31-vjeçare me famë botërore, e njohur më shumë për hitin e saj të vitit 2014 “Fancy”, njoftoi të enjten se albumi i saj i tretë në studio, “End of a Era”, do të jetë i fundit për të paktën ‘disa vjet’.

Azalea shkroi në Twitter: “Fundi i një epoke është kaq i veçantë për mua, pasi të publikojë albumin muajin tjetër do të duhen disa vjet që të përqendrohem në projekte të tjera krijuese dhe gjëra nga të cilat ndihem e apasionuar dhe e frymëzuar, përtej muzikës”. “Unë jam e ngazëllyer për ju djema që të shihni anët e ndryshme të miat në të ardhmen. Zhvendosja e energjisë dhe përqendrimi im tek ajo që jam më shumë e entuziazmuar është ajo që është e përshtatshme për mua dhe shpresoj që ju të vazhdoni të mbështesni çfarëdo projekti krijues që jam duke bërë këtu”, shtoi ajo.

“Unë me të vërtetë e dua këtë album dhe thjesht dua që fansat e mi ta shijojnë këtë me mua. Shpresoj të shoh kaq shumë prej jush në turne”, shkroi Azalea.