Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se është testuar për përdorim droge, pasi iu bënë publike pamjet e festës me miqtë e saj. 36-vjeçarja, u kritikua këtë javë për shfrenimin e saj në një video të publikuar, ndërsa politikanët thanë se ajo duhej të testohej për përdorim droge. Në një konferencë shtypi të premten, Marin tha se ajo u testua të premten dhe rezultatet do të dalin javën e ardhshme. Marin përsëriti mohimet e saj se ka konsumuar drogë dhe tha për media se nuk ka bërë asgjë të paligjshme.