Dy persona të  infektuar me koronavirus, por me variantin Delta, dyshohet se janë identifikuar  në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se rasti i parë është një studente e ardhur nga jashtë vendit një ditë më parë, nga fshati Asim Zeneli, e cila ka shfaqur komplikacione dhe simptoma te ngjashme me atë te tipit indian te virusit Corona.

Ndërsa rasti i dytë është shënuar në Përmet te një 45-vjeçar, i cili kishte ardhur nga jashtë. Të dy rastet trajtohen në regjim shtëpiak dhe deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, ndërkohë që pritet përgjigja e analizave nga Anglia.