Zlatan Ibrahimovic figuron në listën e 25 të grumbulluarve nga trajneri suedez Janne Andersson për playoff-in e Kupës së Botës kundër Republikës Çeke: në rast fitoreje suedezët do të përballen me Poloninë, tashmë të kualifikuar në aktin e fundit për shkak të përjashtimit të Rusisë për luftën në Ukrainë. Sulmuesi i Milanit sapo është rikthyer pas një muaji pushim për shkak të një problemi në tendinën e Akilit dhe ka luajtur vetëm 8′ mes Napolit dhe Empolit.

Edhe pse këtë sezon ka kaluar më shumë kohë në infermieri sesa në fushë (21 paraqitje në total dhe 8 gola), Suedia nuk heq dorë nga karizma, klasi dhe përvoja e sulmuesit 40-vjeçar të Milan. Paraqitja e tij e fundit daton në 14 nëntor 2021, 17 minuta në disfatën kundër Spanjës që e detyroi kombëtaren skandinave të shkonte në play-off. Për golin e tij të fundit, duhet kthyer mbrapsht 7 vjet deri në 17 nëntor 2015, kur realizoi një dygolësh në play-off për kualifikimin në Euro 2016 ndaj Danimarkës.

E përfshirë në grupin B, Suedia do të përballet me Republikën Çeke në Friends Arena në Solna më 24 mars dhe, nëse fiton, me Poloninë më 29 mars.