Kryeministri i Portugalisë António Costa mbërriti në Kiev mëngjesin e sotëm. Vizita e tij vjen pas ftesës së homologut të tij ukrainas.

Costa, i cili ka shërbyer si kryeministër që nga viti 2015, tha: Me emocion dhe respekt vij këtu, në shenjë solidariteti me këtë vend dhe këtë popull, përballë agresionit barbar rus”.

Në një foto të publikuar ai shfaqet duke ecur në rrugët e Irpin, ndërsa mban të veshur një antiplumb.