Policia-Nikel
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili tentoi të trafikonte për prostitucion një vajzë, të cilën e mashtroi duke i premtuar fejesë.

Mario Hyka nga fshati Çengelaj i Peqinit, pasi i premtoi fejesë 19-vjeçares A.Gj tentoi ta shfrytëzonte si prostitutë në Itali. Por sikur të mos mjaftohej me kaq, ai e përdhunoi 19-vjecaren, po nga fshati Çengelaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i personave, mbetur në tentativë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.