Paulo Fonseca është fare pranë mundësisë të bëhet trajneri i ri i Tottenham. Pas dështimit të Spurs për të marrë Antonio Conten, londinezët kanë synuar me ngulm ish-trajnerin e Romës, të sponsorizuar nga Fabio Paratici, dhe janë një hap larg mbylljes së marrëveshjes. Një kontratë tre-vjeçare me vlerë rreth 4 milion € në sezon është gati për portugezin.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e londinezëve: së pari ata do të zyrtarizojnë angazhimin e Paraticit (edhe ai do të nënshkruajë deri në vitin 2024), pastaj atë të teknikut të ri i cili, duke përjashtuar surpriza të bujshme, duhet të jetë Fonseca. Kjo do të përfundonte edhe një shkëmbim të bujshëm pankinash në aksin Romë-Londër, me José Mourinho në atë verdhekuqe dhe ish-teknikun e Shakhtarin në atë të Spurs, që ka qenë e Special One deri më 19 prill, ditën e shkarkimit të tij.