Ish-futbollisti brazilian i Romës, Bruno Peres, u shpall i pafajshëm për aksidentin e katër viteve më parë. Gjykatësi monokratik i kryeqytetit “për zbehtësi të veçantë të faktit”, vendosi në lidhje me incidentin që e pa Peres protagonist në shkurt 2018. Lojtari u aksidentua në zonën Terme di Caracalla, sipas asaj që raporton Leggo.

Rreth orës 5 të mëngjesit të 5 shkurtit, katër vjet më parë, mbrojtësi i krahut humbi kontrollin e Lamborghinit dhe u përplas me një pemë. Lojtarit iu hoq patenta pasi rezultoi pozitiv në testin e alkoolit me një normë rreth 1.90. Asnjë person tjetër nuk u përfshi në aksident, por Peres u denoncua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Lexo më tej: FOTO/ Roma në moment të vështirë, Bruno Peres feston ditëlindjen mes kërcimeve e dollive, pa maskë

Shfajësimi vjen pak ditë pas vdekjes së Francesco Valdiserrit i përplasur nga një makinë. Mjeti drejtohej nga një grua, me nivel të lartë alkooli. 18-vjeçari ishte në trotuar në castin e aksidentit. Një epilog tragjik por me të njëjtën dinamikë si ai i aksidentit të Peres. Sjellje të paligjshme që duhet të dënohen në emër të sigurisë, pavarësisht nëse është rrëzuar një pemë dhe jo një jetë njerëzore.