pol
Prej ditës së sotme në Shqipëri hyn në fuqi sistemi i patentave me pikë për penalizimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit. P?r çdo shkelje do të ketë zbritje pikësh nga totali prej 20 pikësh që mban fillimisht çdo patententë. Sistemi i pikëve do të aplikohet në faqen online t? drejtorisë së Transportit Reugor dhe drejtuesit e mjeteve do të njihen me penalitetet që do të marrin në rast shkeljesh të kodit rrugor. Heqja e pikëve do të bëhet nga komisioni i shqyrtimit të kundravajtjeve që gjendet në komisariatet e Policisë Rrugore. Penalitetet nisin me heqjen e 3 pikëve. Sasia maksimale e pikëve të hequra mund të arrijë deri në 15 njëherësh. Nëse për 2 vjet nga shkelja për të cilën jeni penalizuar nuk keni b?rë shkelje të tjera, pikët rikuperohen. Çdo dy vjet që kalon pa shkelje në patentë kalojnë nga 2 pikë bonus deri në një total prej 30 pikësh. Nëse i humbisni të 20 pikët, do t’i nënshtroheni testit nga e para.