Nga dita e sotme, 1 korrik, futet në fuqi në vendet e BE-së Certifikata Dixhitale Evropiane Covid-19. Certifikata është një instrument për të lehtësuar lëvizjen pasi qytetarët në Europë do të kenë mundësi të kalojnë kufirin nëpërmjet certifikatës COVID, pa qenë nevoja t’i nënshtrohen masave kufizuese.

Në print ose dixhitale, kjo certifikatë përmban një “QR Code” që mund të verifikohet nga kompanitë e udhëtimit (aeroplan, tren, anije) dhe policia. Për të kaluar, duhet që një person të jetë vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), që janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson. Në vendin tonë përdoren dy prej këtyre vaksinave, Pfizer dhe AstraZeneca.

Certifikata është e njëjtë në 27 vendet e Bashkimit Europian.