Në daljen e parë për media teksa edhe shumë mbështetës të tij brenda grupit parlamentar i kanë kërkuar dorëheqjen, Lulzim Basha foli për reflektim të thëllë përpara se të dalin përgjegjësitë nga kriza e thellë në të cilën është zhytur opozita.

Por fjala “reflektim” është përmendur vazhdimisht nga Basha pas çdo humbje të koleksionuar prej tij në betejat elektorale. Video më poshtë sjell përmbledhtaz deklarimet e Lulzim Bashës që nga humbja e parë e tij në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Cuditërisht ende pas 7 vitesh ai vijon të përsërisë të njëjtën gjë dhe i vetmi që nuk po reflekton në fakt është ai vetë. Lulzim Basha nuk guxon të marrë përsipër përgjegjësitë e humbjes së radhës duke u larguar nga Partia Demokratike.

Me qëndrimin e tij konfirmon atë që përflitet prej kohësh se në fakt ai është një lloj pengu i amerikanëve për të garantuar vendimin e tij që Sali Berisha është shpallur “non grata”. Shihni videon më poshtë.