turistet_franceze_6074
Foto: Helikopteri i policisë gjatë operacionit të kërkimit

Dy turistë franceze u konsideruan të humbur sot pasdite ndërkohë që kishte mbërritë sinjali sos në policinë e Shtetit.

Historia e vrasjes së dy turistëve cekë ka shtuar edhe më ankthin për turistët francezë të humbur. Sic duket kjo ka qenë edhe arsyeja që ministria e Brendshme nuk ka nënvlerësuar asgjë por ka vënë në dispozicion të operacionit të gjitha mjetet .

Policia shqiptare ka arritur të gjejë sot pasdite dy turistë francezë të humbur në zonën e maleve mes Thethit dhe Valbonës. Kërkimi për turistët e humbur kanë vazhduar për 2 orë dhe në këtë operacion janë përfshirë edhe flota e helikopterëve.

Rreth ores 16.40 u njoftua Salla Operative e Policisë së Malesise se Madhe se nje çift turistësh franceze kishin humbur rrugës, nga Thethi për në Valbonë. Ata kishin kërkuar ndihmën e Policisë pasi nuk orientoheshim dot për drejtimin e levizjes dhe nuk dinin vendodhjen e tyre në momentin e sinjalizimit.

Menjeherë në drejtim të tyre është nisur një grup punonjesish të policisë të Malësisë së Madhe, si dhe drejt maleve të Valbones për të kërkuar nga ajri, u nis një helikopter me punonjes policie të Shkodrës.

Pas dy orë kërkimi nga toka dhe nga ajri, me helikopter dhe ne kembë nga punonjësit e policisë, u bë e mundur gjetja e tyre poshtë Qafes se Valbonës.

Të dy turistet A.M. 28 vjeç dhe M.M. 24 vjeçe, ndodhen ne gjendje te mire dhe janë transportuar në drejtim të Shkodres me helikopter për të vazhduar itinerarin e tyre turistik.