Dashi
Rritet ndikimi i Afërditës në shenjë dhe një periudhe njaft intensive në punë është momenti më i favorshëm për t’u marrë me sektorin e zemrës. Mbrëmja interesante me partnerin.

Demi
Treshja Afërditë-Mars dhe Jupier sot premton për një periudhë mjaft pozitive e ajo që ka më shumë rëndësi është se ka një rreze të gjërë veprimi.Kujdes nga joshjet apo premtimet e rreme.

Binjakët
Edhë për ju Hëna sot është më e “bukur” se kurrë, prandaj parashikohet një ditë në të cilën do të keni atë që ju duhet më shumë. Kthjelltësinë në ide dhe qetësinë shpirtërore.

Gaforrja
Sot “përplasja” e Mërkurit dhe Marsit nga njëra anë dhe Afërditës dhe Jupiterit nga ana tjetër do të reflektohet edhe tek ju, prandaj ka të ngjarë të jeni në gjendje konfuzionale.

Luani
Edhe ju do të jeni në shenjën e Hënës, por kujdes, sepse raportet ndërpersonale mund të rrezikohen nga qëndrimi i ngurtë i juaji në momente kyçe. Probleme të vogla shëndeti janë kalimtare.

Virgjëresha
Janë një seri yjesh që ju favorizojnë, por mbi të gjitha sot do të keni mbështetjen e planetiti të zjarrtë, Marsit, që ju bën më aktivë. Por ama duhet të dini se kush nuk guxon nuk mund të fitojë.

Peshorja
Për të lindurit e kësaj shenje do të jenë Mërkuri, Marsi dhe Jupiteri janë ata që do t’ju tregojnë rrugën që duhet të ndiqni drejt suksesit. Për dashurinë është Afërdita pozitive në shenjë, por jeni disi të turbullt.

Akrepi
Përgjithësisht dita e sotme pritet të jetë e mirë, për shkak të një kuadri yjor në pjesën më të madhe pozitiv. Një propozim në lidhje me raportet ndërpersonale do të bëjë të humbni qetësinë.

Shigjetari
Vazhdoni të mbani ritmin e këtyre ditëve, pasi gradualisht edhe yjet do të kthehen në anën tuaj dhe do t’ju mbështesin. Eshtë mirë që të mos ndërhyni në një çështje jo shumë të qartë.

Bricjapi
Tensionet që sjellin Marsi dhe Mërkuri në shenjë duket se do t’i frenojë Afërdita në një pozicion shumë të favorshëm së bashku me Jupiterin. Por jo pasionet e dashurisë që ju ndezin.

Ujori
Nuk mjafton vetëm pozicioni dhe “bujaria” e shumë yjeve që ju mbështesin për të arritur suksesin e dëshiruar, por duhet të shkundeni e të ndërmerrni iniciativën ju vetë. Mirë erosi.

Peshqit
Duke pasur aleatë të tillë si Marsi dhe Jupiteri në qiell do të keni shumë më tepër mundësi që t’ia dilni mbanë në shumë drejtime. Kujdes, kokëfortësia nuk ju ka ndihmuar asnjëherë.