DASHI

Në këtë ditë kryefjala do të jetë “durimi”: ka situata në pritje për t’u mbyllur që shkaktojnë ndikim të keq në shumë fusha të jetës. Ruani qetësinë dhe gjakftohtësinë. Ju mund të fitoni me një zemër të mirë dhe një shpirt të butë.

DEMI

I dashur Dem, sipas horoskopit të Paolo Fox, dita do të jetë e shkëlqyer dhe plot të reja. Po vijnë lajme interesante në çdo sektor. Nga dashuria në punë, duke kaluar edhe nga fati. Mos u kapni të papërgatitur.

BINJAKËT

Të dashur Binjakë, horoskopi i Paolo Fox ju sugjeron të keni një farë maturie financiare. Kufizimi i shpenzimeve është një mënyrë e mirë për të mbajtur nën kontroll biznesin tuaj. Gjithashtu shmangni tregtim ose blerje shumë të rrezikshme, nuk është koha e duhur.

GAFORRJA

Një ditë shumë e ndërlikuar për shenjën tuaj. Disa situata negative do të jetë e mundshme që do të kenë nevojë për zgjidhje. Një kohë e mirë po vjen nga pikëpamja e dashurisë. Ju mund të fitoni një person të veçantë. Hidhni hapa përpara.

LUANI

I dashur Luan, sipas horoskopit të Paolo Fox, këto 24 orë pritet t’i kushtohen angazhimit dhe argëtimit. Ka disa vështirësi ende të pranishme, të cilat megjithatë do të çojnë në një vazhdim interesant të vitit për dashurinë dhe punën.

VIRGJËRESHA

Një ditë e favorshme dhe plot yje: ka ardhur koha për t’u hapur ndaj mundësive dhe risive të reja që mund të çojnë në suksese të mëdha. Mos kini frikë dhe mos u trembni që të guxoni, do të dini të merrni kënaqësi të mëdha.

PESHORJA

Peshore e dashur, jeni në një periudhë reflektimi: sot ndoshta do të jetë e përshtatshme të rishikoni disa frekuentime me ndikim negativ duke u fokusuar më shumë në mirëqenien tuaj. Tani pushimet e Krishtlindjeve dhe vitit të Ri kanë mbaruar, rifilloni dietën dhe kujdesin ndaj trupit.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, kemi gjendje të shkëlqyer astrale të Akrepit që do të vazhdojë edhe në muajt në vijim: astrologu Paolo Fox sugjeron të katalizoni ndikimet pozitive në shumë fusha të jetës.

SHIGJETARI

I dashur Shigjetar, ditë pozitive për shenjën tuaj. Pavarësisht gjithçkaje, megjithatë, shumë prej jush mund të kenë të bëjnë me një kalim ndikues në sferën sentimentale. Një këshillë? Astrologu i njohur në thelb sugjeron shumë përkushtim në punë. Në këtë mënyrë ju mund të merrni kënaqësitë e mëdha, qoftë edhe ato ekonomike.

BRICJAPI

I dashur Bricjap, një ditë në të cilën do të ndjeni nevojën për t’u fokusuar në projekte të reja në fushën e punës dhe dashurisë. Harrojini situatat negative në pritje për nesër. Përballoni të ardhmen me entuziazëm dhe kthehuni në dietë, kohët e fundit keni shkuar shumë larg.

UJORI

I dashur Ujor, sipas horoskopit të Paolo Fox-it, kjo ditë do të ketë një përmirësim në situatën e punës dhe emocionale. Stresi dhe lodhja po pakësohen, por kini kujdes nga angazhimet e reja. Pushimet kanë mbaruar dhe është koha të përvishni mëngët.

PESHQIT

Të dashur Peshq, nxjerrja e vetes nga turbulencat në fushën afektive dhe të dashurisë mund të mos jetë e lehtë, ndërkohë që priten kthesa, qoftë edhe në planin afatgjatë, në fushën e punës. Me pak fjalë, ju mund të merrni kënaqësi të mëdha. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon.