Në vijim mund të gjeni horoskopin ditor të kësaj të diele për të gjitha shenjat.


Dashi– Dielli në shenjën tuaj dhe Marsi në shenjën e kundërshtare të Ujorit, bashkëpunojnë për t’ju dhënë atë shkathtësi, atë virtyt të mirëseardhjes së “tjetrit” në të gjithë kompleksitetin e tij. Sot mund të arrini mrekullinë e përzierjes me mençuri të pasionit me ndjenjën.

 

Demi– Me Venusin plotësisht në shenjën miqësore të Peshqve, lundroni me besim të jashtëzakonshëm në mundësitë e reja që paraqiten, si ato emocionale dhe materiale, ku do t’ju jepet mundësia të tregoni se sa vleni sot. Hëna në Gaforre ju jep inteligjencën dhe vizionin e duhur. Jeta familjare premton kënaqësitë më të bukura.

 

Binjakët– Ditë e re e pranverës së plotë në të cilën Jupiteri është ende armiqësor. Yjet ju rekomandojnë që t’i kushtoni më shumë kohë të dashurve tuaj, veçanërisht nëse ata janë fëmijë dhe t’i përmbushni disa nga kërkesat e tyre. Hëna, ju lejon të mbani lidhje shumë pozitive me familje.

Gaforrja– Skenë qiellore në të cilën yjet premtojnë t’ju çlirojnë nga disa tensione të vogla të ditëve të fundit. Hëna, ndriçuesi dhe mbrojtësi juaj, e ka vendosur veten në një kënd shumë të dobishëm, duke lehtësuar më në fund shpirtin tuaj. Mërkuri ndodhet sot në një pozicion të papërshtatshëm, ndaj kujdes komunikimin në punë.

Luani– Një pamje disi e paqartë, por ku bie në sy pozitiviteti i fortë i shenjave të zjarrit. Në fakt, Dielli dhe Mërkuri që jetojnë të lumtur në Dash mendojnë për të rigjeneruar energjitë tuaja. Plutoni i mrekullueshëm është i shkëlqyer për investimet në pasuri të paluajtshme.

 

Virgjëresha– Ndiheni disi të pasigurt së fundi, kjo për shkak të Jupiterit që ndodhet ende i pozicionuar në shenjën kundërshtare të Peshqve. Efikasiteti juaj mendor dhe psikologjik nuk do të jetë gjithmonë në formë, çka do të sjellë shpërqendrim, si dhe rënie të papritur të energjisë.

Peshorja- Ju pret një ditë jo shumë e lehtë, por me Saturnin e fuqishëm, mbrojtja duket e garantuar. Saturni dobiprurës do t’ju mbështesë duke forcuar racionalitin logjik dhe gjykimin e shëndoshë. Marsi është një aletat i besuar dhe nëse jeni beqar bëni mirë të guxoni.

 

Akrepi– Qielli i kthjellët po shkëlqen sot. Për shenjën tuaj ekipi Venus – Jupiter – Neptun, rrit intuitën dhe ndjeshmërinë. Dhe brenda jush, megjithatë, ankthet e ditëve të fundit nuk ndihen, që tani duket se qetësia ju ka pushtuar.

Shigjetari– Planeti i emocioneve, dashurisë dhe miqësisë, Venusi, ndodhet në pozicion të kundërt me shenjën tuaj. Kjo mund të sjellë situata të pakëndshme në mjedisin familjar apo rrethin e ngushtë të miqve. Kushtojini vëmendje mënyrës se si i trajtoni njerëzit.

 

Bricjapi– Konfigurim jashtëzakonisht i dobishëm i yjeve në të cilin forcat qiellore ju japin një avantazh. Plutoni dhe Neptuni, në veçanti planetët e krijimtarisë dhe imagjinatës, ju stimulojnë të provoni veten në hobi që përfshijnë qëndrimet tuaja krijuese si dhe mundohuni të improvizimi.

Ujori– Urani ndodhet sot në një kënd të papërshtatshëm, veçanërisht nëse ju festoni ditëlindjen tuaj nga 31 janari deri më 6 shkurt. Qëndroni larg njerëzve dhe grumbullimeve. Më mirë një shëtitje vetëm. Disa miq të afërt mund të zhvillojnë interesa emocionale ndaj jush.

 

Peshqit– Një nga sundimtarët tuaj idealë, Hëna, ju mbështet me kënaqësi nga shenja e Gaforres, duke lehtësuar çdo kontrast dhe sigurisht çdo problem sporadik me të cilin jeni përballur ditët e fundit. Sidomos në familje klima ka ndryshuar, mes afërmve ekziston tani dëshira për t’u bashkuar.