Horoskopi ditor, e martë 11 tetor 2022.

Dashi

Kjo e martë do të jetë interesante, por Venusi është në dizavantazh ndaj duhet ende pak durim në dashuri. Në punë nuk ka zgjidhje dhe për këtë arsye duhet të shikoni çdo të bëni për të ardhmen.

Demi

Pasionet lindin dhe rilindin, por në dashuri diçka nuk shkon. Në punë duket situatë e sikletshme aq sa ju mund t’i merrni të gjitha gjërat majë më majë.

Binjakët

Është e rëndësishme të jetosh dashurinë pa e furnizuar me sherre duke provokuar debate. Me këtë hënë të favorshme mund të bëni më shumë në punë.

Gaforrja

Për çiftet që e duan njëri-tjetrin kjo nuk është një periudhë e mirë, ka shumë gjëra për të zgjidhur. Ka edhe lodhje në punë.

Luani

Kujdes nga fjalët që përdorni në lidhje, ato mund të lëndojnë partnerin/ tuaj. Prisni përpara se të nxirrni gjëra që nuk janë në rregull, edhe në punë.

Virgjëresha

Këtë të martë Hëna është e favorshme, nuk mungojnë përputhjet. Jeni një person i ekuilibruar dhe kjo shihet edhe në marrëdhëniet me kolegët.

Peshorja

Kjo e martë është dita e përsosur për të folur për ndjenjat. Shumë gjëra po ndryshojnë në karrierën tuaj dhe shumë të tjera do të ndryshojnë gjatë muajve të ardhshëm.

Akrepi

Mos i tronditni shumë gjërat, mjaftojnë dy ditë që të mund të vini në dyshim e të prishni gjithçka. Ka disa telashe në punë për t’u zgjidhur, merruni tani.

Shigjetari

Udhëtimi juaj sentimental është në rikuperim. Në punë ka po ashtu siklete, por duhet t’i menaxhoni me kujdes. Ruhuni nga situata që mund t’ju çojnë larg.

Bricjapi

Kjo e martë është një ditë rikuperimi. Mund të bëni më shumë gjëra nga sa mendoni, edhe për t’u rikuperuar nga një marrëdhënie e keqe. Nëse keni hapur një biznes vitet e fundit, do t’ju duhet të luftoni për ta mbajtur atë.

Ujori

Qëndroni të qetë, mos u grindni me partnerin/en, është e kotë. Nëse nuk mund të mbyllni disa kontrata, ndoshta kjo është për shkak se nuk jeni mirë as nga gjendja shpirtërore.

Peshqit

Këtë të martë dhe të mërkurë do të jenë dy ditë të rëndësishme për ndjenjat, ajo që do të lindë do të jetë plot surpriza të bukura. Nuk ju pëlqen të humbni kohë me kolegët, kështu që ndoshta dëshironi të flisni qartë.