DASHI

Mund të zgjidhni problemet tuaja me një ndërhyrje të vogël, por që nuk mund t’ju ofrojë një zgjidhje përfundimtare.
DEMI
Përfitoni nga mundësitë e shumta për t’u dëfryer. Nuk duhet të nënvlerësoni çështje që kanë lidhje me estetikën.
BINJAKËT
Për të arritur synimet tuaja duhet të këshilloheni me partnerin. Nuk është rasti ta ekzagjeroni me pretendimet. Financat jo të favorshme për pushime.
GAFORRJA
Nuk do të jetë e lehtë të qëndroni gjithmonë gati në aksion, por është shumë e rëndësishme që t’ia dilni mbanë. Ditë e përshtatshme për të pushuar.
LUANI
Lejojini dikujt lirinë e veprimit dhe besimi juaj do të jetë i paguar. Bilanci do të jetë në favorin tuaj, mbi të gjitha nëse vendimet do të merren në çift.
VIRGJËRESHA
Mërkuri ju dhuron një energji të madhe. Nuk do të jetë e vështirë të bindi dikë për të bërë atë që është e drejtë në këtë ditë të nxehtë gushti.
PESHORJA
Në pjesën e parë të ditës do të arrini të zgjidhni shumë gjëra. Duhet të jeni më pak krenarë dhe më tepër të vëmendshëm.
AKREPI
Përqendroni vëmendjen tuaj në çështje të rëndësishme. Për të qenë më të qetë duhet të reagoni në mënyrën e duhur.
SHIGJETARI
Sot energjitë nuk do t’ju mungojnë. Bëni kujdes të mos shkatërroni edhe atë që ka qenë e mirë në të kaluarën tuaj.
BRICJAPI
Nuk do t’i rezistoni dot tundimit për të parë të kaluarën me nostalgji. Por, më pas duhet të shikoni përpara. Pushimet do ju ndihmojnë të fitoni energjitë.
UJORI
Përqendrohuni në ato gjëra që janë të realizueshme, mos kërkoni të bëni përtej mundësive. Duhet të jeni në të njëjtën kohë realistë dhe optimist.
PESHQIT

Harmonia familjare është në formë të shkëlqyer. Nëse organizoheni mirë do të merrni më shumë nga sa prisni, shfrytëzoni pushimet për njerzit e dashur.