Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Pritet të keni një energji të mirë këtë të martë , përpiquni të kanalizoni forcën tuaj në projekte të reja. Në dashuri, nga ana tjetër, nëse kohët e fundit keni takuar një person të mirë, mos kini frikë ta lini veten t’i shkojë pas.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Jeni mendueshëm, së fundmi puna po ju thith plotësisht dhe shkoni në shtëpi të rraskapitur në mbrëmje. Në dashuri, mos i mohoni vetes një njohje, mund të befasoheni këndshëm.

 

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Veprat krijuese janë të pëlqyeshme, në këtë periudhë mund të jeni vërtet protagonist duke i shpalosur ato! Në dashuri me dritën jeshile ndaj emocioneve, mos i shikoni kaq me lupë gabimet e së shkuarës.

 

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Kjo e martë duket të jetë një ditë që shkon me lëvizje të ngadalta, ju duhet të jeni të armatosur me durim dhe mos ushqeni polemika. Në dashuri, nga ana tjetër, nëse jeni në çift prej kohësh, duhet të gjeni sërish gjuhën e përbashkët.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Vendosmëria juaj në punë do të shpërblehet! Por përpiquni të mos e teproni dhe nga ana tjetër, shijoni disa momente relaksi që janë plotësisht të merituara.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Duket se kjo e martë do të jetë dita juaj, përfitoni për t’i dhënë jetë projekteve të reja dhe interesante. Nxitni bashkëpunimet dhe nuk do mungojnë lajmet.

 

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Këtë të martë pritet ta nisni plot energji, përfitoni nga ajo për të parë përreth dhe për të kërkuar zgjidhje të reja në çështjet e punës.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Dita fillon me lëvizje të ngadalta, mos u bëni të padurueshëm nëse gjithçka nuk shkon ashtu siç dëshironi. Për ndjenjat ka pak tension, rikuperim nga e mërkura e në vazhdim!

 

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ditë interesante për ndjenjat, nëse jeni të interesuar për një person, mos u strukni si struci por ecni përpara. Edhe në punë po vijnë lajme të mira.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Këtë të martë ndiheni shumë në formë dhe plot forcë, përfitoni nga rasti për të nxitur disa hobi që nuk i keni kultivuar për një kohë të gjatë. Në dashuri, nëse keni një lidhje të qëndrueshme, dëshironi më shumë lajme ndaj mirëpritini.

 

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Kreativiteti shpërblehet në këtë ditë, nëse keni një negociatë të vazhdueshme është koha të bëni që zëri juaj të dëgjohet. Kohë interesante për njohje të reja.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në punë diçka fillon të lëvizë, por nuk jeni plotësisht të kënaqur me rezultatet e marra. Në dashuri, nëse keni këmbët në një këpucë, përpiquni të kuptoni se në cilin drejtim po shkon zemra juaj.