Dashi-Sot do të jetë një ditë pak e çuditshme për ju për shkak të ndikimeve që ju japin yjet. Do të arrini të zbuloni edhe disa anë të tjera të karakterit. Mendimi juaj do të jetë kaotik, si dhe zgjedhjet dhe veprimet që bëni. Për disa kohë bëni mirë të reflektoni.

Demi-Në qiellin tuaj do të shfaqen probleme herë pas here sot. Merkuri ka marrë një pozicion pengues. Sot me sjelljen tënde do të lodhësh njerëzit përreth. Jini të durueshëm me bashkëpunëtorët tuaj. Me shpenzimet mos bëni asnjë lloj çmendurie.

 

Binjakët-Venusi nuk do të ndikojë shumë pozitivisht sot dhe problemet mund të shfaqen njëri pas tjetrit. Nga ana tjetër kjo ditë është shumë pozitive për ju dhe do ta kuptoni menjëherë, pasi optimizmi për disa nga çështjet që kanë ngecur do të kthehet dhe gjërat do të marrin rrugën e tyre.

Gaforrja-Sot ju mund të jeni duke bërë disa ndryshime në statusin tuaj shoqëror. Mos nxitoni për të zbatuar një plan që keni në mendje. Mund të ketë gjithashtu vështirësi në biznesin tuaj, kur do të zbuloni se dikush po përpiqet t’ju mashtrojë dhe do të zhgënjeheni.

Luani-Vendosni pikat mbi “i” dhe bëhuni gati të merrni edhe vendime të dhimbshme. Disa çështje që mund të keni lënë pas do të kthehen nesër dhe do të bëni mirë këtë herë të mos i neglizhoni ato dhe t’i merrni seriozisht. Mos e humbni durimin.

Virgjëresha-Nuk duhet kurrsesi të nxitoheni e të shpenzoni kuturu. Dita e sotme është e plotë, dhe mbi të gjitha, shumë krijuese për ju, pasi vendosja planetare përmirëson shumë gjendjen tuaj psikologjike, kështu që ju mund të përafroni mendimet tuaja dhe t’i realizoni ato pa shumë vështirësi.

Peshorja-Jupiteri do t’ju mbrojë në çdo moment sot. Dita krijon kushte të çuditshme për ju. Disa biseda dhe komente që nuk i keni ditur do të arrijnë në veshin tuaj dhe do t’ju bëjnë të mendoni gjatë. Në planin financiar çdo gjë ka për të ecur mirë nëse tregoheni të arsyeshëm.

Akrepi-Emocione të mëdha sot. Energjia që ndjeni është jashtëzakonisht e madhe dhe ju ndihmon të zgjidhni çdo problem që është i pranishëm. Do të ndiheni gjithashtu të pavarur dhe kjo do të rivendosë marrëdhëniet tuaja me disa njerëz.

Shigjetari-Sot, i dashur Shigjetar, do të keni shumë mundësi të ndryshoni gjëra rreth jush që nuk ju kanë pëlqyer aq shumë deri tani. Keni shumë obligime që duhet t’i vendosni menjëherë, në mënyrë që të ecni përpara dhe të bëni disa hapa thelbësorë për të ardhmen.

Bricjapi-Nuk është koha për të marrë vendime të rëndësishme. Mos dilni jashtë planifikimit për të arritur qëllimet, çfarëdo që të vijë në rrugën tuaj. Zhvillimet që keni do të jenë pozitive, veçanërisht për çështje që keni pritur për një kohë të gjatë.

Ujori-Do të kuptoni gabime që keni bërë në të kaluarën dhe yjet ju këshillojnë të kujdeseni sot të mos dilni fare nga programi juaj, sepse disa probleme që do të shfaqen do t’ju bëjnë të vështirë dhe ju mund të dilni jashtë kontrollit. Dita do të jetë mjaft e mirë për çështjet që dëshironi të zgjidhni.

Peshqit-Bëni kujdes me situatat që ju paraqiten sot. Kjo është dita kur do të kërkoni zgjidhje të qarta për problemet dhe situatat që ju shqetësojnë. Ju mund të arrini atë që dëshironi, për sa kohë që jeni të drejtë dhe të sinqertë.