Dashi

Sot, duhet të jeni mjaft të kujdesshëm dhe dyshues. Në çdo fushë të jetës suaj mund të fshihen gracka që nuk do të mund t’i dalloni menjëherë! Përveç kësaj, duhet të jeni të kujdesshëm në lëvizjet tuaja, në mënyrë që të shmangni pasojat dhe vonesat!

Financiarisht, por edhe profesionalisht, duhet të jeni shumë të matur dhe seriozë, për sa i përket marrëveshjeve dhe bisedimeve.

Demi

Duhet të jeni mjaft të kujdesshëm në vlerësimet dhe përfundimet tuaja! Një fjalë e gabuar mund të shkaktojë  humbje të vogla apo të mëdha, dështime apo edhe mashtrime, të cilat do t’ju ndikojnë në mënyrë të papritur! Ndaj largohuni nga gënjeshtrat, sekretet dhe thashethemet dhe në të njëjtën kohë mos u besoni fjalëve të mëdha, pa vepra.

Binjakët

Sot jeni konfuz dhe të pasigurt në fushën e rëndësishme të marrëdhënieve tuaja ndërpersonale, pasi peizazhi që ekziston do t’ju krijojë pasiguri dhe pikëpyetje! Mund të zhgënjeheni nga disa sjellje dhe me shumë mundësi do të ndiheni të tradhtuar nga disa njerëz!

Në fushën e karrierës jeni të zhgënjyer nga sjellja e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve ndaj jush! Do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje edhe sektorit financiar, pasi bëni shpenzime të panevojshme.

Gaforrja

Sot, duhet të përqendroheni dhe të organizoheni! Keni për të kryer disa detyrime, të cilat mund  t’ju stresojnë dhe mbytin! Duhet të mobilizoni menjëherë qëndrueshmërinë tuaj dhe të përgjigjeni sa më mirë, në mënyrë që të rregulloni jetën tuaj të përditshme!

Në fushën e karrierës duhet të ruani në çdo mënyrë një marrëdhënie harmonike me kolegët.

Luani

Sheshi i sotëm Mërkuri-Poseidon, ju josh rrezikshëm, për pasojë ju silleni disi të papjekur, impulsivë dhe sipërfaqësorë, kryesisht për arsye të pakujdesisë dhe optimizmit të tepruar. Pra, duhet të qëndroni me këmbë në tokë, të mos kërkoni suksese kalimtare, as lëvdata sipërfaqësore.

Në karrierën tuaj,  mirëpresin mundësi të reja, por do të ishte mirë të mos merrni vendime përfundimtare sot! Në planin financiar duhet të shmangni rrezikun që të mos keni humbje!

Virgjëresha

Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, për sa i përket vlerësimeve dhe sjelljeve, në çdo fushë të jetës tuaj, por veçanërisht në zonën e ndjeshme të shtëpisë dhe familjes! Mund të ketë konfuzion dhe tension në mjedisin tuaj familjar, prandaj duhet të përdorni arsyen dhe gjakftohtësinë tuaj për të marrë vendimet e duhura dhe për të vepruar siç duhet!

Peshorja

Sot, mund të ndjeni se logjika juaj nuk ju ndihmon në marrjen e vendimeve të duhura në situata kritike, pasi peizazhi është shumë i turbullt dhe iluzionet tuaja nuk ju lënë të shihni realitetin! Kini vëmendje veçanërisht në kontaktet sociale, diskutimet, marrëveshjet, vozitjen dhe në përgjithësi udhëtimet!

Financiarisht do ketë shpenzime të papritura për transport apo për një automjet!

Akrepi

Sheshi i sotëm Mërkuri-Poseidon, ju shtyn të mbështeteni në instinktin dhe intuitën tuaj, dhe jo në kritere objektive, me këmbë në tokë dhe logjikë! Kjo pikëpamje juaja do të rezultojë në zhgënjim, nga sjelljet e personave  që ju rrethojnë dhe nga disa ngjarje që do t’ju rrisin pasiguritë.

Në planin financiar ka disa humbje të vogla të papritura!

Shigjetari

Kontrolloni nervat tuaja sot. Lini parasysh, mos e gjykoni librin nga kopertina.

Nëse jeni të beqarë, mos u mashtroni nga fjalë të mëdha dhe situata, të cilat nuk janë ashtu siç duken! Pra, tani për tani, shmangni fillimet e reja, të cilat do të rezultojnë të jenë zgjedhje të gabuara! Nëse jeni të lidhur, thuajini jo gënjeshtrave, sekreteve, por edhe iluzioneve!

Bricjapi

Sheshi i sotëm Mërkuri-Neptun do të dëmtojë humorin dhe psikologjinë tuaj! Do të sjellë ulje-ngritje emocionale dhe do të risjellë frikën, ankthin dhe pasiguritë, veçanërisht pas disa zbulimeve  që mund  t’ju zhgënjejnë! Mos i besoni askujt dhe asgjëje sot, përveç intuitës suaj!

Ujori

Sot, mund të zhgënjeheni nga rrethi juaj miqësor. Thuajini jo grindjeve me familjarët dhe kolegët. Financiarisht, kufizoni shpenzimet tuaja, veçanërisht për palët e treta!

Të dashuruarit, mos provokoni vazhdimisht me sjelljen dhe qëndrimin tuaj egoiste, sepse thjesht e merrni gjysmën tjetër si të mirëqenë.

Peshqit

Duhet t’i kushtoni patjetër vëmendje të veçantë të gjitha fushave të jetës tuaj, por veçanërisht mjedisit tuaj shoqëror. Ekziston një mundësi e madhe që të bëni veprime të gabuara, të cilat do ta vështirësojnë përmbushjen e qëllimeve tuaja.

Në punë duhet të jeni të fokusuar dhe të shmangni gabimet që do të jetë e vështirë të korrigjohen më vonë. Në planin financiar mos rrezikoni me shpenzime të kota.