Dashi– Planetët janë ende në pozicion të kundërt. Kjo ditë po ju shkakton shumë pasiguri dhe mendja juaj nuk po funksionon siç duhet për të gjykuar në mënyrë objektive situatat dhe njerëzit përreth jush. Nga ana tjetër, megjithatë, dita favorizon disa vendime.

 

Demi– Përfitoni nga Hëna e mirë. Mundësitë sot janë të shumta dhe ju duhet t’i njihni dhe vlerësoni si duhet. Shumë çështje që ishin të lëna pezull tani do të vihen në lëvizje dhe do të përjetoni momente kënaqësie me zhvillimet e ardhshme.

Binjakët– I vetmi planet që ju mbron sot është Saturni. Sot keni për të rregulluar shumë çështje. Do të keni forcën e nevojshme të brendshme për të korrigjuar shumë të këqija që ju shqetësojnë. Ju duhet të tregoni një frymë diversiteti në mënyrë që të lëvizni siç duhet.

Gaforrja– Hëna në pozicion të kundër vijon t’ju shkaktojë pasiguri. Stresi që keni ndjerë kohët e fundit ju ka larguar nga orari juaj dhe ju ka çuar në lëvizje të mërzitshme që nuk kanë asnjë efekt. Kjo ditë është e mirë për t’u qetësuar dhe për t’i parë gjërat më realisht.

Luani– Mos lejoni që situatat e së kaluarës t’ju fusin në mendime. Ju mund t’i diskutoni me njerëzit tuaj dhe të nxirrni anën më të mirë. Në nivelin  profesional ju keni shumë potencial dhe ju duhet të shfrytëzoni situatën sa më shumë. Do t’ju paraqiten mundësi shumë të mira për të përfituar.

Virgjëresha– Sot është më mirë ta lini mënjanë ndjeshmërinë tuaj dhe të mos u kushtoni shumë vëmendje komenteve pas shpinës. Ka edhe njerëz që ju vlerësojnë dhe admirojnë. Përqendrohuni në pozitivet dhe merrni situatën në duart tuaja.

Peshorja– Sot është një ditë e mirë për ju dhe nga mëngjesi do të zbuloni se gjendja do të jetë e këndshme. Do të keni mundësi të përfitoni nga pozicioni i favorshëm i yjeve. Është koha që të lëvizni pa probleme në çdo vështirësi që mund të shfaqet.

Akrepi- Është një ditë e shkëlqyer që favorizon planet tuaja dhe ju jep mundësinë të kërkoni me ndershmëri dhe vendosmëri çdo gjë që dëshironi. Mos lejoni që asnjë mundësi t’ju kalojë pa përfituar. Kënaquni me atë që keni e mos u bëni lakmitarë.

Shigjetari– I dashur Shigjetar, gjithçka mund të ndodhë sot nëse nuk jeni të kujdesshëm. Priten probleme në profesion, prandaj jini të kujdesshëm. Shfrytëzoni energjinë që ju ka mbuluar. Sot Saturni është mbrojtësi juaj.

Bricjapi– Disa nga planet tuaja mund të mos shkojnë ashtu siç i dëshironi, por mos u dorëzoni. Gjithmonë mund të bëhet më mirë. Në tensionet që mund të shfaqen, këshillohet të mbani një qëndrim neutral. Koha do të tregojë që bëtë gjënë e duhur.

Ujori– Gjendja dhe dëshirat tuaja emocionale bëhen përparësi kryesore në hierarkinë e detyrimeve sot. Interesi juaj mund të jetë më i përqendruar në bërjen e planeve ose vendosjen e bazës për disa nga qëllimet tuaja më të vjetra.

Peshqit– Gjërat do të qetësohen për ju sot. Kaloni ditën tuaj duke biseduar për të thjeshtuar jetën e përditshme e duke ndrzshuar kushtet që e bëjnë më të vështirë për ju. Hëna që kalon tani në pozicion të kundër është problematike në shenjën tuaj.