Binjakët – Që tani duhet të jetë e qartë që keni punuar shumë fort që të përfitojnë edhe të tjerët. Po, ju bëni punë më të mirë nga sa ata munden, por ky nuk është një justifikim që ata të bëjnë më pak. Në punë mund të keni probleme, por nuk duhet të dorëzoheni. Në këtë mënyrë do të arrini të zgjidhni gjithçka.

Gaforrja – Mundohuni të shmangni keqkuptimet në çift, sidomos nëse ndjeni se jeni të nevrikosur. Kjo është mënyra e duhur për të mos përkeqësuar situatat. Entuziazmi juaj mund të marrë një goditje në 24 orët e ardhshme, por kjo nuk është shumë e rëndësishme. Të gjithë kanë ditë të mira dhe të këqija.

Luani – Në punë, ide të reja do të vijnë dhe do të zhvilloni një projekt për ditët në vijim. Mos lejoni që një pengesë e vogël t’ju nxjerrë nga rruga. Ende jeni shumë përpara rivalëve pothuajse në çdo front, kështu që edhe nëse diçka shkon keq, nuk do të bëjë shumë ndryshim. Ju jeni një kampion.

Virgjëresha – A jeni të kënaqur me jetën tuaj? Duhet të jeni, pasi keni shumë mundësi zgjedhjeje dhe problemi juaj është vetëm të vendosni. Mendoni për këtë, 99% e popullsisë së botës do të ishte e lumtur të ndërronte vendin me ty. Në punë, mund të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar prej ditësh.

Peshorja – Ju jeni në mes të një maratone me finish projekte shumë të mëdha dhe këshilloheni të jepni maksimumin tuaj. Një apo dy gjëra nuk do të funksionojnë ashtu siç ju e keni parashikuar, por në tablonë më të gjerë ato janë krejt të parëndësishme.

Akrepi – Më në fund do të ketë ditë super të lumtura për ju. Harroni çdo tension që keni përjetuar, lini debatet në të kaluarën dhe shijoni romancën me partnerin. Në punë, nuk do të fitoni asgjë për shkak të një vendimi financiar që keni marrë kohët e fundit. Analizoni me vëmendje se çfarë ka ndodhur dhe nxirrni mësimet e duhura.

Shigjetari – Do të dëgjoni dhe shikoni gjëra të çuditshme tek personat me të cilët do të takoheni për punë sot. Bëjuani të qartë që në fillim se nuk jeni në humor për të bërë lojëra. As në dashuri nuk ka diçka premtuese. Një situatë e ditëve të fundit do t’ju ngarkojë gjendjen tuaj.

Bricjapi – Jeni përpjekur shumë kohët e fundit dhe progresi që keni bërë ka qenë spektakolar. Por nëse nuk ngadalësoni hapat për t’i dhënë kohë rikuperimi trupit dhe mendjes, rrezikoni një kolaps po aq spektakolar. Në dashuri, ka ardhur koha për t’u rikthyer në lojë. Është dita ideale për të vepruar.

Ujori – Nëse diçka që pak ditë më parë dukej e thjeshtë ndërsa tani duket spektakolare, arsyeja është se në mendjen tuaj ju i keni shtuar shumë gjëra asaj. Rikthehuni tek baza dhe fokusohuni në çështjen kryesore. Në punë keni probleme për të zgjidhur, por do ia dilni të zgjidhni gjithçka nëse ruani qetësinë.

Peshqit – Ju keni një kraharor tek i cili të tjerët mund të mbështeten dhe të rrëfehen. Ndihmojini nëse mundeni, por mos u ndjeni të detyruar ta bëni këtë. Në punë do të merrni një lajm të mirë. Nëse jeni duke pritur për një ngritje në detyrë apo pozicion të ri, mos hezitoni ta pranoni.