Dashi- Nëse sot vërtet nuk jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, atëherë është e kotë të sforcoheni. Mos e vrisni mendjen edhe aq shumë. Në punë keni qenë të sinqertë dhe keni thënë gjithçka ashtu siç e keni menduar, por kjo mund të përbëjë rrezik ndaj duhet të keni kujdes.

Demi- Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Sa i përket punës, kini durim. Ndryshimet do të vijnë muajin e ardhshëm.

Binjakët- Dita juaj do të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Në punë, do të ketë disa gjëra interesante për ata që merren me tregti. Ndërsa Jupiteri dhe Saturni ndodhen në shenjën e binjakëve, kjo do të nxisë që të jeni sa më aktiv deri vitin e ardhshëm. Kujdes me shpenzimet.

Gaforrja- Edhe për ju dita sot pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Jupiterit. Megjithatë, Merkuri dhe Marsi pozitivë do t’ju mbajnë lart humorin. Ndërsa në punë, duhet të mendoni më shumë dhe të jeni të qartë për qëllimet që doni të arrini.

Luani- Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin, pasi irritimi bën të hidhni hapa të gabuar. Në punë, merrni çdo gjë me qetësi nëse duhet të realizoni një projekt.

Virgjëresha- Me afrimin e Hënës në shenjë shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Në aspektin e punës, ngrini zërin për veten tuaj. Kushdo që ka marrë një detyrë të re është i lumtur dhe ju dëshironi të bëheni pjesë e lumturisë së tyre.

Peshorja- Një ditë me dy faza parashikohet sot për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës me shumë plogështi, ndërsa pasdite bëheni të papërmbajtshëm. Nëse ju duhet të bëni zgjedhje, bëjini tani sepse është koha e duhur.

Akrepi- Mërkuri dhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijimtarinë dhe fantazinë tuaj. Në punë, gjithçka që do të ndodhë këtë periudhë do të jetë shumë e rëndësishme. Mundohuni t’i mbyllni gjërat deri në fund të vitit.

Shigjetari- Në përgjithësi problemet që ju dalin janë të rëndomta dhe jo aq të komplikuara, por kohët e fundit keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme. Hëna është në anën e kundërt, ndaj mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin/partneren tuaj.

Bricjapi- Me Jupiterin në shenjë duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas ditëve të zymta. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë e Jupiterit për të rifituar shkëlqimin e humbur. Në punë do ta keni të vështirë të mos përjetoni disa momente tensioni.

Ujori- Me pak sforco mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje. Po ju vijnë mundësi të reja dhe kjo do ju bëjë tepër entuziast për të ardhmen.

Peshqit- Janë disa yje që ju mbështesin, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja urgjente. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë. Në punë mund të keni debate të ashpra, por përpiquni të trajtoni çdo gjë me qetësi./