Dashi-Herë pas here do ndiheni të dëshpëruar e do të mbylleni në vetvete. Yjet tregojnë se duhet të shoqëroheni më shumë se kurrë sot. Duhet të ndryshoni stilin e jetesës dhe të karrierës. Mundohuni të përfundoni të gjitha qëllimet që i keni vendosur vetes. Mos mbimendoni.

Demi-Përfitoni sa të mundni sot për të qëndruar pranë partnerit dhe për të folur hapur me të. Mund të ketë një fakt psikologjik, i cili po ju shkakton shqetësim. Mund të keni qenë duke rikujtuar gjërat e këqija të së shkuarës. Këto janë thjesht demonstrime të vogla, të cilat do ta bëjnë jetën tuaj më të fortë.

Binjakët-Do t’ju duket shpesh sikur po jetoni në një botë krejtësisht tjetër. Monotonia nuk është gjëja juaj. Ajo thjesht ju mërzit. Duhet të jeni të zjarrtë dhe flirtues dhe të ndryshoni rutinën. Palestra mund t’ju tërheqë. Mbi të gjitha sot do të jetë një ditë e lehtë dhe relaksuese. Do të shpërndani pozitivitet.

Gaforrja-Yjet nuk janë favorizues për ju dhe duket sikur keni ngecur në një situatë prej së cilës nuk dini si të dilni. Flisni hapur me njerëzit për ato gjëra që kanë rëndësi për ju. Flisni edhe për ato çështje që ju kanë shqetësuar. Do të jetë një mik ose një anëtar i familjes që do t’iu japë sigurinë të flisni.

Luani-Bëni kujdes për çdo gjë sot pasi edhe një problem i vogël mund t’ua ndryshojë tërësisht të ardhmen. Gjëja kryesore e ditës është komunikimi me një person, influenca e të cilit do të ketë ndikim në jetën tuaj. Duhet të jeni në gjendje të pranoni kritikat konstruktive dhe të tregoni mendimet pa u treguar i pasjellshëm.

Virgjëresha-Më mirë merrini gjërat shtruar sot dhe mos kërkoni për asnjë çast të bëni çmenduri me atë që keni në krah. Lajmet e mira do t’ju mbushin ditën. Po punonit prej kohësh për një projekt të rëndësishëm dhe sot do të kënaqeni nga rezultatet. Me financat nuk duhet të luani shumë pasi mund të keni vështirësi të njëpasnjëshme.

Peshorja-Do keni energjinë e duhur sot për të zgjidhur shumë probleme në  jetën sentimentale. Duhet që të kontrolloni temperamentin sepse do t’ju ndihmojë që t’i plotësoni detyrat më me lehtësi. Do të ketë disa ndryshime pozitive financiare. Ju lumtë për guximin.

Akrepi-Në pjesën më të madhe të kohës sot do të mbizotërojë qetësia dhe dialogu. Mundohuni të largoheni nga njerëzit që sjellin negativitet në jetën tuaj. Kujdes nga persona që ju përflasin pas krahëve. Mos i lejoni ata të shqetësojnë paqen tuaj të brendshme. Megjithatë do të gjeni një mik të vërtetë afër.

Shigjetari-Sot kalojeni ditën me miqtë. Jeta iu vendos përpara dy zgjedhjesh dhe është njësoj e dhimbshme të duroni humbjen e njërës prej tyre. Dëgjoni zemrën dhe kjo do bëjë të kuptoni të vërtetën. Krijoni një listë me qëllime, por vendosni edhe prioritete.

Bricjapi-Përfitoni nga qetësia dhe ngrohtësia e kësaj dite për të folur hapur për çdo gjë delikate. Lidhni të gjitha fragmentet e mendimit dhe kjo do t’ju ndihmojë të kaloni disa situata të sikletshme. Mos e lejoni veten të ngecni në situata të cilat nuk i besoni as vetë. Lëvizni me durim përpara.

Ujori-Jeta juaj në çift do marrë bekimin e yjeve sot dhe kënaqësitë kanë për të qenë të jashtëzakonshme. Sot do të ndiheni më të qetë pas një situate të ngatërruar. Karakteri juaj i fortë do të bëjë të kaloni disa vështirësi. Dëshironi të keni pranë persona që ju nevojiten. Në planin financiar tregohuni striktë me shpenzimet.

Peshqit-Çdo moment do të jetë pozitiv. Dita mund të shënohet edhe me luhatje humori, por në fund do t’ju buzëqeshë fati. Kujdes me përgatitjen e projekteve të ndryshme. Ka shumë mundësi të keni përfitime materiale, por kujdes nga mburrja e tepërt. Fati tek pasuria nuk do të zgjasë shumë./