Dashi
Tashmë Marsi është në një orbitë aspak kundërshtuese për ju, çka do të thotë se do të mund të zhvilloni idetë apo projektet tuaja pa qenë të tensionuar. Afërdita stimulon erosin.

Demi
Nëse do të vazhdoni të qëndroni përsëri pasivë e të prisni t’ju vijnë gjërat nga qielli, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të rëndoni më shumë pozicionin tuaj. E komplikuar dashuria.

Binjakët
Përsëri për të lindurit e kësaj shenje është Mërkuri ylli i mirë, ai që do të sjellë freski në mendje dhe energji në trup për të përballuar një ditë mjaft intensive. Mos u nxitoni në dhënien e një përgjigjeje.

Gaforrja
Afërdita nga njëra anë dhe Marsi nga ana tjetër do të bëjnë që të jeni në mëdyshje ndërmjet dy alternativave. Të zgjidhni një aventurë të re në planin profesional apo në atë të dashurisë.

Luani
Edhe pse në ndonjë moment të caktuar mund të keni ndonjë problem të vogël, në përgjithësi dita do të jetë e mirë. Hëna pozitive bën që edhe humori juaj sot të jetë mjaft i mirë.

Virgjëresha
Më në fund, pas një periudhe disa ditore të turbullt e të paqartë, me humorin përtokë, po konturohen shenjat e para të ripërtëritjes. Optimizmi juaj me siguri që do të japë frutet e veta.

Peshorja
Edhe të lindurit e kësaj shenje do ta ndjejnë veten si me fletë, pasi t’i kenë shpëtuar “peshës” së rëndë të Marsit më shumë turbullues sesa luftarak. Normale lidhjet sentimentale.

Akrepi
Marsi agresiv dhe i “rrëmbyer” në shenjën tuaj vëret që ju bën më dimamikë, por nga ana tjetër stresi që sjell ai është i tillë që ndjeheni në fund të drobitur. Raporte të tendosura me dikë.

Shigjetari
Jo gjithmonë duhet menduar se gjithçka mund të arrihet vetë. Për të pasur një pozicion të rëndësishëm në jetë duhet edhe ndihma e një miku. Lëvizje interesante në planin sentimental.

Bricjapi
Me Hyrjen e Marsit dhe pozicionin e favorshëm të Mërkurit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër punët dhe aktivitetin tuaj ekonomik.

Ujori
Do të jeni nën dominimin e Afërditës dhe Marsit, “përplasja” e të cilëve bën të jeni të pavendosur për të ndërmarrë iniciativa. Jeni shumë pasionalë, sepse është Afërdita që jua imponon.

Peshqit
Me një kuadër yjor kaq pozitiv nuk do ta keni aspak të vështirë për të arritur atje ku dëshironi, por kujdes, sepse paqëndrueshmëria juaj munë të shfrytëzohet nga kundërshtarët.