Dashi- Mund të keni probleme në dashuri, por ruani qetësinë. Në punë keni qenë të sinqertë dhe keni thënë gjithçka ashtu siç e keni menduar, por kjo mund të përbëjë rrezik ndaj duhet të keni kujdes. Duhet ta dini se e gjitha është një kurth për t’ju bërë të dilni nga vetja.

Demi– Argëtohuni sa më shumë të mundeni me gjysmën tuaj më të mirë ose me dikë që pëlqeni sepse është dita juaj. Ajo që duket si një punë e lehtë, do të rezultojë e vështirë për ju këtë fundjavë. Kështu që jepini kohë vetes dhe përfundojeni. Sa i përket punës, kini durim. Ndryshimet do të vijnë muajin e ardhshëm.

Binjakët– Gjërat po ecin në drejtimin e duhur sa i përket romancës që keni. Në punë, do të ketë disa gjëra interesante për ata që merren me tregti. Ndërsa Jupiteri dhe Saturni ndodhen në shenjën e binjakëve, kjo do të nxisë që të jeni sa më aktiv deri vitin e ardhshëm.

Gaforrja– Nëse po shijoni një histori dashurie, duhet të përpiqeni që situata të caktuara t’i trajtoni me pjekuri dhe seriozitet. Ndërsa në punë, duhet të mendoni më shumë dhe të jeni të qartë për qëllimet që doni të arrini. Yjet ju këshillojnë të bëni kujdes me premtimet.

Luani– Shmangni diskutimet e kota në lidhjen tuaj të dashurisë pasi keni ndjenja të forta dhe keni gjëra më të bukura për të folur. Në punë, merrni çdo gjë me qetësi nëse duhet të realizoni një projekt. Mund të keni dyshime për shumë gjëra, por do ia dilni.

Virgjëresha– Gjithmonë keni frikë nëse do të bëni gabime në dashuri, por lëreni veten të lirë. Kështu do të merrni surpriza shumë të bukura. Në aspektin e punës, ngrini zërin për veten tuaj. Kushdo që ka marrë një detyrë të re është i lumtur dhe ju dëshironi të bëheni pjesë e lumturisë së tyre.

Peshorja– Një lajm i mirë vjen për ju. Një histori dashurie që ka lindur së fundmi do të jetë tepër interesante. Në punë do të keni ende dyshime për shkak të çështjeve ekonomike. Nëse ju duhet të bëni zgjedhje, bëjini tani sepse është koha e duhur.

Akrepi– Nëse keni probleme ose keqkuptime në romancën tuaj, gjithçka duhet ta sqaroni sot. Keni tendencën të bëni thashetheme rreth dikujt që e njihni, por planetët ju këshillojnë të jini të kujdesshëm. Ndërsa në punë, gjithçka që do të ndodhë këtë periudhë do të jetë shumë e rëndësishme. Mundohuni t’i mbyllni gjërat deri në fund të vitit.

Shigjetari– Hëna sot është në anën e kundërt, ndaj mund të keni disa mosmarrëveshje me partnerin/partneren tuaj. Në çështje biznesi, përpiquni të mos nxitoheni. Kjo është mënyra e vetme për të trajtuar çdo gjë me kujdes dhe të gjitha projektet tuaja do të “lulëzojnë”.

Bricjapi– Mëngjesi do të nisë me vrull. Do të keni disa mosmarrëveshje me partnerin/partneren. Duket se situata nuk do të shohë përmirësim as gjatë ditës, ndaj duhet të përpiqeni të shmangni debatet e vogla. Edhe në punë do ta keni të vështirë të mos përjetoni disa momente tensioni.

Ujori– Mëngjesi do të nisë me stres për shkak të një ngjarje që keni pasur së fundmi në historinë tuaj të dashurisë. Në punë, gjithçka është ndryshe. Po ju vijnë mundësi të reja dhe kjo do ju bëjë tepër entuziast për të ardhmen. Nëse e gjeni veten të përfshirë në debate të ashpra këshilloheni fort të tërhiqeni.

Peshqit– Në punë mund të keni debate të ashpra, por përpiquni të trajtoni çdo gjë me qetësi. Edhe në romancë do të ketë tension, por do ia dilni ta menaxhoni situatën. Nuk duhet të harroni që Mërkuri vijon lëvizjen dhe data 10 do të jetë kulmi për ju./