Dashi
Edhe pse jeni nën ndikimin e Jupiterit, planetit të fatit të madh, sot nuk duhet të keni shumë iluzione, prandaj është më mirë të mbështeteni në aftësitë tuaja, se në ndihmën nga qielli.

Demi
Parashikohet një ditë pozitive, nën shenjën e Afërditës dhe Hënës brilante, që do t’ju mbështesin jo vetëm në planin sentimental, por edhë në çështjet ekonomike. Dhe keni vërtet nevojë.

Binjakët
Me gjithë largimin gradual të Jupiterit nga shenja juaj, mos u shqetësoni, se vendin vakant do ta zerë Urani në një orbitë mese brilante për ju. Priten kontakte dhe njohje të reja.

Gaforrja
Një Hënë e favorshme në shenjë duhet shfrytëzuar në maksimum, për të sistemuar një herë e mirë problemet në fushën sentimentale. Mos kini frikë të formuloni kërkesat tuaja.

Luani
Kuarteti i formuar nga Afërdita, Marsi, Saturni dhe Jupiteri bëjnë që dita e sotme (dhe ndoshta edhe më tej) të jetë mjaft pozitive në planin ekonomik. Por edhe zemra kërkon pjesën e saj.

Virgjëresha
Tani që Juipteri është në një orbitë mëse stimuluese për ju, do t’i keni të gjitha mundësitë që të rikuperoni terrenin e humbur dhe pse jo, t’i merrni revanshin një kundërshtari.

Peshorja
Edhe pse Hëna sot ju “vështron” pak si shtrembër nga lart, nuk duhet të shqetësoheni edhe aq, pasi do të keni Uranin dhe Saturnin në anën tuaj. Do t’i riktheheni një projekti të vjetër.

Akrepi
Më në fund, qielli i juaj, deri tani i vërenjtur, do të “spastrohet” nga era e nxehtë e Jupiterit, që nga ana tjetër për jo do të ketë efektin e një flladi që ju mbush plot freski e energji.

Shigjetari
Eshtë tranziti i disa planetëve njëherësh, e sidomos “pesha” e rëndë e Saturnit që duket se e “ngrys” deri diku qiellin tuaj. Por fati juaj sot është Mërkuri, që ka efekte mjaft pozitive.

Bricjapi
Situata yjore për ju duket disi e komplikuar, për shkak të një Mërkuri që ju ka “kthyer kurrizin” duke ju lënë në mëshirën e një Saturni aspak miqësor. Më shumë vëmendje ndaj partnerit.

Ujori
Edhe pse Jupiteri nuk ju mbështet më si më parë, asgjë nuk do t’ju pengojë të arrini një objektiv të caktuar, pasi keni mbështetjen e Marsit dhe Afërditës. Pak më tolerantë.

Peshqit
Pas një periudhe në të cilën nuk ju ka ecur edhe aq shumë, duket se tani kuotat tuaja do të njohin vetëm rritje, deri sa të paraqesin vlerat reale në aspektin profesional. Duhet të bëni vetëm durim.