Dashi- Duhet të sforcoheni që të silleni në mënyrë sa më origjinale sot. Nuk duhet të përsërisni veten sepse kjo gjë nuk do t’i pëlqejë partnerit. Beqarët duhet të tregohen të arsyeshëm sepse nëse veprojnë kuturu do vuajnë më pas. Në planin financiar do jeni euforik falë rritjes së të ardhurave.

Demi- Ditë e mbushur me çaste të veçanta kjo e sotmja për ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët do të marrin lajme nga larg. Duhet të jeni i vendosur dhe këmbëngulës sot. Në planin financiar duhet të ndiqni strategji strikte që mos të përballeni me probleme.

Binjakët- Një buzëqeshje më shumë do t’ju ndihmojë të çani në një rrugë që duket shumë e vështirë në marrëdhënien tuaj me partnerin. E keni marrë shumë me qejf këtë eksperiment dhe gjithçka do shkojë mirë. Beqarët do vazhdojnë ende të thurin ëndrra, sepse në realitet nuk do kenë asnjë ndryshim.

Gaforrja- Lini disi mënjanë shprehjen e zymtë që keni marrë këto ditë lidhur me marrëdhënien tuaj në çift. Ju bën mirë të dilni dhe të argëtoheni me partnerin duke mos menduar për zënkat që keni pasur. Beqarët do dashurohen kokë e këmbë me një person dhe nuk do e mendojnë dy herë lidhjen. Në planin financiar nuk pritet asgjë e papritur falë menaxhimit tuaj të kujdesshëm.

Luani- Gjërat mund të vështirësohen shumë sot në marrëdhënien tuaj në çift dhe ju nuk do të dini se cilin drejtim të merrni. Mundohuni të mos i shfaqni ato që po mendoni. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme. Në planin financiar duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.

 

Virgjëresha- Për një moment do të mendoni se jeni me shumë fat, ndërsa më vonë do t’ju duket se gjithçka është rrënuar përpara jush. Mos u tregoni kaq dramatikë me veten, gjithçka që po përjetoni në marrëdhënien tuaj në çift do të jetë kalimtare. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm.

Peshorja- Për ata që janë në një marrëdhënie, partneri do kujdeset që t’ua bëjë ditën të bukur sot, ndërsa beqarët duhet të mos i gjykojnë gjithmonë të tjerët dhe duhet ta dini se edhe ju gjykoheni. E rëndësishme është që të përqendroni të gjitha energjitë tek puna. Financat do jenë të qëndrueshme.

Akrepi- Gjithçka mund të ndryshojë nga momenti në moment sot për ju që jeni në një lidhje dashurie. Por nëse qëndroni të palëkundur në pikësynimet tuaja, nuk do të prekeni nga këto ndryshime. Në planin financiar keni kohë që po hasni disa vështirësi, kërkoni ndihmë për ta kaluar situatën.

Shigjetari- Mos lejoni që mbarëvajtja e ditës të varet nga persona që nuk kanë aspak të drejtë të vendosin për rrjedhën e problemeve tuaja. Gjithçka që po kaloni në çift ju takon vetëm ju të dyve ta diskutoni dhe të gjeni një zgjidhje. Beqarët do e shijojnë pafund vetminë. Në planin financiar do dini çfarë hapash të hidhni.

Bricjapi- Keni një parandjenjë të çuditshme sot. Mos u ndikoni prej saj sepse mund të lini pa realizuar një pjesë të rëndësishme të planeve tuaja. Beqarët nuk do kërkojnë asgjë me ngulm, por do i marrin gjërat ashtu si do u vijnë. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Ujori- Nuk po arrini të zotëroni diçka që keni ditë që po e kërkoni dhe që është shumë pranë jush. Përdorni të gjitha mundësitë për t’ia arritur qëllimit tuaj. Për ata që janë në një lidhje dita do të fillojë e mirë dhe gjithçka do të kalojë e qetë. Ndërsa beqarët do kenë një ditë intensive dhe të mbushur me takime.

Peshqit- Një seri ngjarjesh do t’ju bëjë të pranoni ato gjëra që më përpara i keni kundërshtuar me forcë. Nuk duhet të flisni asnjëherë para kohe, por mendojini gjërat më parë. Beqarët duhet të përfitojnë sa të mundin nga ftesat që do ju bëhen. Në planin financiar do dini gjatë gjithë kohës si të veproni.