Dashi
Me hyrjen e Marsit në shenjë, orbita e të cilit sot është në harmoni me atë të Afërditës, do të bjerë ndjeshëm efekti i Mërkurit që ju impononte ritme të larta. Erosi në rritje.

Demi
Parashikohet përgjithësisht një ditë e mirë, pasi do të jeni nën tutelën e një Mërkuri jo vetëm stimulues të intelektit tuaj, por edhe “dashamirës”. Duhet vetëm të jeni pak më sistematikë.

Binjakët
Kontrasti i Marsit dhe Afërditës në shenjë do të bëjë që edhe ju të jeni të influencuar nga kjo “përplasje”, prandaj në momente të caktuara do të jeni të trazuar. Mirë financat dhe ekonomia.

Gaforrja
Në përgjithësi do të jetë një ditë ku do të dalin në pah vlerat dhe aftësitë tuaja për të organizuar dhe për t’u organizuar, ndonëse Mërkuri do t’ju nxjerrë pengesa. Mirë fusha afektive.

Luani
Edhe për ju, orbita aktuale e Marsit është në harmoni me atë të Afërditës, prandaj i gjithtë stresi i akumuluar do t’i takojë të kaluarës, pasi ju vijnë energji të reja. Pak të komplikuara raportet ndërpersonale.

Virgjëresha
Edhe pse Marsi ju “sheh paksa shtrembër” nga pozicioni i tij në shenjë, në përgjithësi shenja juaj dominohet nga Mërkuri dhe Dielli që premtojnë rezultate mjaft pozitive. Momente të bukura në mbrëmje.

Peshorja
Parashikohet një ditë mjaft intensive për ju që i përkisni kësaj shenje, por sot duhet të tregoni më shumë kujdes për problemet private e, në mënyrë të veçantë në raportet delikate me partnerin.

Akrepi
Më në fund mund të merrni frymë lirisht pas një periudhe vërtet frenetike në të gjitha fushat, e imponuar nga Marsi agresiv në shenjë. Hëna jo e favorshme mund të acarojë raportet sentimentale.

Shigjetari
Eshtë një moment mjaft pozitiv për ju, në shumë drejtime, por kryesisht në planin afektiv, sepse Afërdita e ëmbël më në fund ju bind të hidhni një hap vendimtar drejt shpirtit tuaj binjak.

Bricjapi
Në përgjithësi sot pritet një ditë e qetë, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë e papritur që mund t’ju zerë në befasi. Përfitoni nga momenti që komunikueshmëria juaj është shumë e lartë.

Ujori
Ju sugjerohet që të kapni fluturimthi momentin pozitiv për ju dhe të shfrytëzoni rastet e mira që ju paraqiten, sa kohë që keni në anën tuaj, Marsin dhe Afërditën. Kujdes, dikush ju përflet nga zilia.

Peshqit
Nuk duhet të tërhiqeni edhe pse mund t’ju vijnë kritika për punën tuaj, pasi më mirë se ju askush nuk e di atë që keni bërë e atë ç’ka mund të arrini të realizoni. Kujdes në raportet me miqtë.