Dashi- Një lajm shumë të mirë do të merrni sot. Për sa i përket çështjeve të financave do të keni gjithçka nën kontroll dhe në punë do të shkoni me ide të reja që do t’iu rrisin të ardhurat.

Demi- Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë. Bashkëpunimi me kolegët do të jetë i frytshëm dhe do të përfundoni të gjitha projektet në kohë. Të dashuruarit do të marrin një lajm të mirë.

Binjakët- Sot do të kaloni një ditë të bukur dhe do të keni një bashkëpunim të mirë me kolegët në punë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos thoni ‘Po’ pa u menduar mirë.

Gaforrja- Do të keni një ditë të ngarkuar sot, ku emocionet negative do të përzihen me ato pozitive. Tregoni shumë kujdes dhe mendohuni mirë kur merrni vendime me rëndësi. Mund të gjeni një punë të re.

Luani- Për sa i përket çështjeve financiare do të keni një ekuilibër mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Në punë pritet që të merrni disa përgjegjësi të reja. Ndërsa të dashuruarit duhet të kenë shumë kujdes.

Virgjëresha- Sot të jeni shumë energjikë sot dhe do të kërkoni përgjegjësi të reja në punë. Një problem që keni pasur me miqtë kohët e fundit do të marrë zgjidhje. Për sa i përket të ardhurave do të keni gjithçka nën kontroll.

Peshorja- Dita e sotme do të jetë shumë e ngarkuar për ju dhe nuk do të jeni të qetë. Për sa i përket financave do të keni një balancë mes të ardhurave dhe shpenzimeve, por duhet të tregoni shumë kujdes.  

Akrepi- Sot do të keni një tendencë për të shpenzuar dhe në gjëra pa vlerë, kjo do të ndikojë shumë tek kursimet tuaja. Nëse keni ndërmend që të investoni në shtëpi, shtyni të gjitha planet tuaja.

Shigjetari- Për sa i përket çështjeve financiare do të keni gjithçka nën kontroll, por sërish duhet të tregoni kujdes. Një ditë romantike iu pret, pasi partneri ka ndërmend që t’iu bëjë një surprizë.

Bricjapi- Sot do të jeni shumë të lumtur. Për sa i përket financave do të keni gjithçka nën kontroll. Në punë do të merrni një lajm të mirë që do t’iu gëzojë shumë, por tregoni kujdes kur merrni vendime të rëndësishme.

Ujori- Një ditë e lumtur do të jetë kjo e hënë për ju. Kriza e javës së kaluar do të marrë fund dhe ju tashmë do të jeni të qetë. Për sa i përket çështjeve financiare do ndiheni shumë me fat.

Peshqit- Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit, do të rishfaqet sërish sot. Tregoni kujdes dhe mos merrni vendime të nxituara. Për sa i përket financave do të keni gjithçka nën kontroll.