Dashi– Sot do të vendosni në zbatim ndryshimet për të cilat keni kohë që i mendoi. Me partnerin do të kaloni momente të qeta. Nga ana tjetër, financat do të jenë të qëndrueshme, megjithatë mos bëni shpenzime të tepruara.

Demi– Një ditë kjo në të cilët priten të ndodhin shumë të papritura, por të këndshme. Ajo që keni ëndërruar tashmë do t’u trokasë në derë.

Binjakët-Nuk është e këshillueshme që të tregoheni të nxituar për të arritur synimet që i keni vënë vetes. Gjërat e mira bëhen me qetësi dhe duhen menduar, në mënyrë që të mos keni nevojë për t’iu rikthyer edhe njëherë.

Gaforrja – Aktivitet tuaja sociale dhe planet për udhëtime janë nën influencën e Venusit, planetit të romancës, kështu që dilni nga shtëpia dhe shikoni. Dikush që mund të takoni në udhëtimet tuaja mund të bëhet shumë më tepër se thjeshtë një shok.

Luani – Është koha që të ndërmerrni veprime. Qetësoni ritmin nga intensiteti juaj i zakonshëm dhe shijoni ditën. Qëndroni energjik dhe optimist.

Virgjëresha-Sot do të bëni një analizë të personave që ju rrethojnë, sidomos të atyre që njihni prej një kohe shumë të gjatë. Do të vendosni se kë do të mbani dhe cili duhet të largohet. Më mirë pak miq, se shumë dhe nuk të hyjnë në punë.

Peshorja– Do të keni emocione të çrregullta sot. Diskutimet do të kalojnë nga njëra temë në tjetrën. Të tjerët nuk janë shumë dashamirës ndaj ndjenjave tuaja, kështu që mos u zhgënjeni dhe mos prisni asgjë më tepër.

Akrepi-Sot do të ndiheni shumë mirë, është një nga ato ditët që vërtetë ju falin atë që keni nevojë. Shijojeni me njerëzit tuaj më të dashur.

Shigjetari-Nëse jeni borxhli ndaj dikujt, ka ardhur koha për ta shlyer. Kjo do t’ju japë mundësinë për të hequr nga vetja një stres të madh që mbani prej kohësh.

Bricjapi – Po, duhet ta merrni pak më seriozisht gjendjen tuaj monetare sepse po afron me shpejtësi koha kur do të duhet të merrni disa vendime të vështira. Pas eklipsit hënor do të jeni i detyruar të kurseni para edhe nëse nuk e bëni që tani.

Ujori – Ditë paksa e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do debatoni shpesh me partnerin/en dhe nuk do hapni rrugë aspak. Beqarët do njihen me persona shumë interesantë dhe me shumë gjasa do fillojnë një histori të bukur dashurie. Financat do jenë më të mira sesa mendoheshin dhe do i zgjidhni edhe problemet.

Demi-Yjet ju këshillojnë që të bëni kujdes më mënyrën se si komunikoni me një nga eprorët tuaj sot. Në fushën e ndjenjave do të jeni shumë të gatshëm./