Dashi– Sot do të keni një sjellje ndryshe dhe do të përpiqeni që të ndihmoni ata që janë në nevojë. Do të ndiheni me fat, pasi projektet që i kishit lënë pezull kohë më parë do të nisin sot. Kujdes me financat.

Demi- Një problem shëndetësor do t’iu shqetësojë gjatë gjithë ditës së sotme. Do të jeni të frikësuar, por do të qetësoheni vetëm pasi të konsultoheni me mjekun. Tregoni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Binjakët- Do të jeni shumë të lumtur sot. Që në mëngjes do të merrni një lajm të mirë dhe do të gëzoheni shumë. Familja do t’ju mbështesë në marrjen e disa vendimeve të rëndësishme në lidhje me profesionin tuaj.

Gaforrja– Duhet të keni durim, pasi do të përballeni me shumë sfida gjatë ditës së sotme. Tregohuni i kujdes në vendimet që merrni, pasi nëse bëni një gabim do të keni shumë probleme në të ardhmen.

Luani- Këshillohet që të qëndroni indiferent në debatet që mund të lindin në punë, por dhe në familje. Nëse përfshiheni në këto diskutime, mund të jeni të nxituar dhe do të krijoni probleme për veten.

Virgjëresha– Nëse jeni duke planifikuar të ndryshoni punën apo shtëpinë, duhet që të mendoheni edhe njëherë. Duhet që të jeni të matur dhe me shpenzimet e tepërta, pasi mund të keni probleme me financat.

Peshorja– Dita do të nisë mbarë pasi do të merrni një lajm të mirë për një anëtar të familjes tuaj. Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë, por mund të jeni ju shkak për ndonjë problem të vogël. Tregoni kujdes me financat.

Akrepi- Do të përballeni me një situatë shumë delikate sot. Vetëm nëse tregoni të zgjuar mund të arrini që të dilni me sukses. Për sa i përket çështjeve financiare do keni disa probleme të vogla, që mund të shmangen.

Shigjetari– Do të jeni viktimë e ndryshimit të humorit dhe nuk do të arrini që të bëni asgjë nga ato që kërkoni. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni disa probleme dhe mund të kërkoni borxh tek të afërmit.

Bricjapi– Nuk do të jeni në gjendje që të përballoni presionin në punë dhe do të kërkoni që të largoheni. Për sa i përket çështjeve financiare nuk do të keni gjithçka nën kontroll dhe mund të keni probleme.

Ujori– Do të ndiheni shumë të lumtur sot dhe do të merrni vetëm lajme të mira. Projektet që i kishit lënë pezull kohë më parë do të nisin sot dhe do të arrini që të fitoni para. Lajme të mira dhe për të dashuruarit.

Peshqit– Do të jeni shumë i duruar sot edhe pse do të përballeni me disa situata shumë delikate. Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë, por duhet të tregoni kujdes që të mos t’i krijoni probleme vetes./