Dashi– Ruani qetësinë, sepse nëse lind një krizë në çift sot dhe nesër, ajo mund të rritet më shumë. Së fundi nuk ka qenë një periudhë e lehtë për marrëdhënien në çift, por tani do të kthehet sërish mbarëvajtja dhe lidhja do të lulëzojë sërish. Në punë, nga ana tjetër, mund të jeni duke kapërcyer një pengesë.

Demi– Në dashuri, me Hënën në shenjën tuaj, një miqësi e bukur mund të rezultojë të jetë diçka më shumë. Hëna është në anën tuaj e ju presin katër ditë të rëndësishme e interesante. Në punë, nëse duhet të investoni në një projekt, mendojeni mirë dhe mos bëni zgjedhje të rrezikshme apo të parakohshme. Krijuesit që kanë ide të shkëlqyera, sot janë të favorizuar.

Binjakët– Në dashuri ka të ngjarë që po testoni një person e po e vini në provë. Në punë, nga ana tjetër, keni shumë energji, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë! Ju nuk i keni kapërcyer plotësisht shqetësimet në lidhje me aktivitetet profesionale, ndaj kurseni ca para për muajt e fundit të vitit!

Gaforrja– Deri në fund të tetorit nëse keni mosmarrëveshje me partnerin ose partneren do të bëni mirë t’i sqaroni ato. Takimet janë të rëndësishme dhe të papritura, por jo gjithmonë të lehta për t’u menaxhuar. Në punë, megjithatë, nuk do të ketë as ndryshime, por dhe as lajme të mira.

Luani– Kjo e enjte duket se do të jetë një ditë sprove për ndjenjat. Afërdita do të kthehet në favorin tuaj. Në punë, megjithatë, ndryshimet janë të mundshme, sidomos në drejtim, duket se do të ndërroni shef! Mos i nënvleftësoni propozimet që ju vijnë.

Virgjëresha– Vërtet që Afërdita sot do të jetë ylli juaj i mirë dhe do t’ju bëjë shumë joshës në aspektin sentimental, por duhet të keni parasysh se hyrja e Marsit në shenjë mund të komprometojë gjithçka. Në dashuri është koha për të sqaruar çdo çështje të pazgjidhur. Në punë, mund të ketë vonesa të vogla që lidhen me paratë.

Peshorja– Sot do të jetë pak ditë nervoze. Sa i përket punës, përpiquni të bëni vetëm atë që është e nevojshme. Mund të përjetoni disa momente tensioni! Mos e fusni stresin në dashuri duke vënë në dyshim marrëdhënien tuaj. Marrëveshjet e reja mund t’ju ndihmojnë të përfshiheni dhe të zhvilloni projekte premtuese.

Akrepi– Këto janë ditë pak të rënda për ndjenjat dhe zemrën, përpiquni të qëndroni larg debateve dhe grindjeve. Në punë, nga ana tjetër, Hënën e keni kundër dhe ajo po sinjalizon shumë keqkuptime. Në përgjithësi, duket se dita do të jetë e qetë, por gjërat po ziejnë. Mbrëmje interesante me partnerin.

Shigjetari– Nëse keni mosmarrëveshje me partnerin, mos e provokoni dhe as mos flisni me kunja, por, merrni guxim dhe flisni hapur për këtë. Në punë, do të jetë një ditë e rëndësishme në të cilën mund të kuptoni në cilin drejtim do të shkojë e ardhmja juaj.

Bricjapi– Në dashuri ka lindur një ndjenjë, duket si një miqësi e bukur, por mund të rezultojë në diçka më shumë. Afërdita ju bën të hidhni më shumë sytë nga dashuria. Në punë, e gjithë vëmendja është e përqendruar tek ju, por bëni kujdes, dikush mund të përfitojë nga kjo.

Ujori- Në dashuri, shtyni debatet që keni në kokë dhe lërini për të shtunën, Hëna nuk është në favorin tuaj dhe mund të krijojë më shumë probleme. Në punë, mos bëni gjëra kundër produktive ndaj përshtatuni pak. Kalimi i Merkurit në shenjë është mjaft pozitiv.

Peshqit– Një kuadër yjor jo edhe aq pozitiv e mbi të gjitha me një Hënë në një orbitë aspak të mirë sot mund të tundoheni për të lënë gjithçka e për të rifilluar nga e para. Nëse ka debat në dashuri, përpiquni që çështjet e diskutueshme t’i zgjidhni sa më parë. Në punë, megjithatë, çdo çështje e hapur duket se do të zgjidhet në Nëntor.