Dashi– Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë dhe ju mund të merrni një lajm pozitiv nga eprorët. Mund të merrni përgjegjësi të reja, të cilat do të ndikojnë pozitivisht dhe në aspektin financiar.

Demi- Kjo e martë do të jetë e mbushur me pozitivitet për të gjithë të dashuruarit e kësaj shenje. Po ashtu dhe për beqarët ka lajme të mira. Ndërkohë për sa i përket financave duhet të tregoni shumë kujdes.

Binjakët– Do të ndiheni shumë të lumtur sot pasi planetet janë në anën tuaj. Do të jeni shumë energjik dhe do të kërkoni sfida të reja në punë. Për sa i përket çështjeve financiare duhet të tregoni kujdes me shpenzimet.

Gaforrja– Një ditë e mbushur me probleme do të jetë kjo e martë për ju. Duhet të tregoni kujdes për vendimet që merrni, pasi nëse nxitoheni mund t’i hapni shumë probleme vetes. Kujdes me shpenzimet.

Luani- Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të marrë fund. Pas konsultimit me mjekun ju do të jeni të qetë dhe mund të vijoni jetën normalisht. Edhe për sa i përket financave do të merrni lajme të mira.

Virgjëresha– Sot do të jeni përballë disa zgjedhjeve shumë delikate. Duhet të mendoheni mirë përpara se të vendosni. Nëse merrni vendime të gabuara sot, pasojat do t’i ndjeni dhe disa vite më vonë.

Peshorja– Një ditë e ngarkuar do të jetë kjo e sotmja për ju. Duhet të jeni shumë të përqëndruar në punë dhe të merrni vendimet e duhura. Për sa i përket çështjeve financiare mund të keni disa probleme të vogla.

Akrepi– Sot do të jeni shumë i angazhuar me disa takime familjare dhe do të merrni një vendim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj. Do të shpenzoni shumë para sot dhe do të keni probleme me financat.

Shigjetari- Gjatë gjithë ditës do të jeni të angazhuar me punë dhe do të takoni disa njerëz që mund t’iu ndryshojnë jetën. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni disa probleme, por që gjithçka do të zgjidhet shpejt.

Bricjapi– Gjatë gjithë ditës do të jeni të angazhuar me punë dhe në mbrëmje do të ndjeni se jeni shumë të lodhur. Duhet të tregoni kujdes dhe të mos përfshiheni në debate familjare, pasi mund t’i hapni shumë probleme vetes.

Ujori– Do të keni gjithçka nën kontroll sot. Për sa i përket financave do të jeni me fat pasi mund të merrni një shpërblim të kënaqshëm në punë. Të dashuruarit do të kalojnë momente të lumtura sot.

Peshqit– Nuk do të jetë një ditë pozitive për ju kjo e martë. Do të keni disa probleme shëndetësore dhe për sa i përket çështjeve financiare do të keni shumë probleme. Tregoni kujdes dhe mos u përfshini në debate./radionacional.al