Binjakët – Binjakët rrezikojnë ta kalojnë këtë ditë duke u përfshirë në disa konflikte. Ka gjasa të shpenzoni shumë kohë duke u marrë me biseda boshe. Më mirë lexoni një libër ose të shpenzoni kohë me fëmijët tuaj, për shmangur një ditë monotone.

Gaforrja – Jini sa më elastikë që të mundeni sot dhe mos humbni kohë me çështje që nuk janë në favorin tuaj. Rrezikoni që gjendja e përgjithshme emocionale t’ju shkaktojë panik. Rekomandohet të qëndroni pranë familjes, pasi do të ndiheni shumë më mirë.

Luani – Bota do t’ju duket e bukur dhe plot ngjyra, ndaj përfitoni nga rasti për të shprehur anën tuaj krijuese dhe për të rritur vetëvlerësimin. Për shkak të veprimeve të nxituara mund të shpenzoni shumë para. Edhe me financat fati do t’ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës.

Virgjëresha – Mos u mundoni të vini në rrezik gjëra që kanë vlerë për ju. Sot nuk do të favorizoheni nëse luani me fatin. Analizoni bisedat e mëparshme me persona që ju i konsideroni aleatë. Mos u besoni personave jo shumë të afërt dhe mos bëni shpenzime të panevojshme në jetën tuaj.

Peshorja – Thoni atë që mendoni edhe nëse bëhet fjalë për njeriun tuaj të zemrës. Është koha të tregoheni të sinqertë me veten dhe njerëzit që keni përreth. Shmangni nostalgjinë duke kujtuar një bisedë të ngrohtë që keni konsumuar me një person mjaft të rëndësishëm për ju.

Akrepi – Mos jini të frikësuar prej asgjëje sot. Yjet do të jenë me ju. Ruani optimizmin dhe gjithçka do të shkojë sipas planit. Për shkak të disa rrethanave, mund të harroni vetën tuaj dhe të ndihmoni një mik të ngushtë. Filloni të mendoni për një udhëtim në të ardhmen.

Shigjetari – Rekomandohet të mos tregoheni të sinqertë me të gjithë. Naiviteti nuk është i mirëpritur kur komunikoni me persona që ju kanë trajtuar gjithnjë me zili. Sa i përket anës financiare, nuk do të keni rezultatin që prisnit.

Bricjapi – Tregohuni shumë të kujdesshëm me shëndetin. Shmangni një punë që mund t’ju sjellë lodhje të tepërt mendore dhe fizike. Është e rëndësishme që të relaksoheni plotësisht. Pasdite mund të përjetoni momente mjaft të këndshme.

Ujori – Gjatë kësaj dite Ujorët mund të përballen me disa probleme. Pasdite atmosfera do të ndryshojë duke u bërë më e qetë. Është e rëndësishme t’i përkushtoheni vetes duke zgjeruar horizontin dhe duke u kujdesur për shëndetin. Në fund të ditës mund t’ju rishfaqet një konflikt.

Peshqit – Peshqit nuk duhet të shpenzojnë shumë energji për gjera që nuk janë të dobishme. Rekomandohet ta shpenzoni ditën në një rreth me persona të afërt. Mund të merrni pjesë në një festë ose të kaloni disa momente romantike.