Dashi-Është diçka e mrekullueshme që keni një qëllim të ri dhe yjet ju këshillojnë që të punoni mbi këtë qëllim sa më shpejt që të jetë e mundur. Për të marrë ndihmën që ju nevojitet, gjeni disa njerëz të ngjashëm me të cilët ndani shpresat dhe ëndrrat tuaja.

Demi-Njerëzit që keni zgjedhur për të përfshirë në jetën tuaj janë aty me dëshirën e tyre. Jeni me fat që rrethoheni nga miq dhe të afërm të cilët ju duan dhe ju vlerësojnë mbi të gjitha. Mos e merrni për të mirëqenë këtë, por bëni tuajën dhe tregoni mirënjohje me vepra konkrete ndaj tyre.

Binjakët-Mund të jeni shumë të ndikuar nga idetë e reja që po qarkullojnë rreth jush, por kjo nuk do të thotë se jeni lehtësisht të manipulueshëm. Tani për tani mendja juaj është e hapur për të gjetur mënyra të reja të të vepruarit, veçanërisht në dashuri.

Gaforrja-Keni shumë punë të mëdha përpara dhe pa shumë përpjekje do të jetë e vështirë që të arrini rezultatet që parashikoni. Sot gjithashtu mund të përfshiheni në një debat të zjarrtë në një vend ku nuk e prisnit të ndodhte kjo. Më mirë bëni sikur nuk kuptoni.

Luani-Jini të durueshëm, edhe nëse një ftesë të cilën e prisni prej kohësh nuk po vjen drejt jush. Ka gjithmonë një arsye pse gjërat nuk ndodhin dhe jo gjithmonë arrini t’i kuptoni. Sa i përket dashurisë ndjeni nevojën e një personi që ta keni pranë. Do të ishte mirë të shkoni ju tek ai.

Virgjëresha-Premtimi i pambajtur i një miku të ngushtë është ende duke lënë një shije të keqe në gojën tuaj, kështu që një angazhim shoqëror me të mund të jetë pak më stresues se zakonisht. Mundohuni të jeni të hapur për këtë dhe t’i thoni gjërat siç i ndjeni, por gjithmonë me një dozë të fortë kujdesi.

Peshorja-Sot yjet ju favorizojnë dhe sjellin tek ju ndjenjën e harmonisë. Qëndroni të rrethuar nga miq që ju sjellin shumë humor. Të tjerë që i njihni prej kohësh mund të jenë gati për t’u përfshirë në një lidhje romantike. Mendojeni një herë se ndoshta gjërat mund t’ju dalin për mbarë.

Akrepi-Nuk ka asgjë të keqe ta trajtoni vetën me komplimente herë pas here. Të qenit gjithmonë modestë mund të krijojë përshtypjen e gabuar tek njerëzit me të cilët bashkëpunoni. Mos u tregoni gjykatës i pashpirt ndaj vetes në asnjë rrethanë.

Shigjetari-Sot mund të rrethoheni edhe nga njerëz të cilët më parë i kishit menduar se nuk kanë asgjë të përbashkët me ju. Kjo është e bukura, sepse kur u jepni kohë njerëzve që të shprehen drejtpërdrejt, atëherë arrini që t’i kuptoni ata më mirë.

Bricjapi-Kur bëhet fjalë për financat tuaja, nuk mund të lejoni që reputacioni të vendoset para llogarisë suaj bankare. Nëse keni frikë se mund të quheni koprracë, duhet ta tejkaloni këtë frikë. Përpiquni të vendosni interesat tuaja para të tjerëve.

Ujori-Trajtojini kolegët me respekt edhe nëse keni të bëni me njerëz të cilët nuk ju lënë përshtypje të mirë. Në dashuri tregoni më shumë angazhim ndaj partnerit, ndryshe mund të përfshiheni në disa tensione, të cilat do të jenë të vështira për t’u kaluar.

Peshqit-Kohët e fundit po kaloni momente stresi në punë, por duhet t’i kaloni ato me pak humor. Kjo do të nxisë energjinë pozitive dhe do të përmirësojë gjendjen tuaj të brendshme. Në dashuri situata duhet shumë e qëndrueshme./