Dashi – Atmosfera është e mbushur me mundësi konstruktive, sidomos në punë dhe në çështjet financiare. Jeta sociale paraqitet e mirë. Njohje të reja dhe takimet nuk do të mungojnë.

Demi – Ndikimi i Mërkurit dhe Jupiterit ju sjell pak tension në sferën profesionale. Duhet të tregoheni të ekuilibruar për të mos prishur raporte që mund të jenë të dobishme për ju.

Binjakët – Mos u merrni me njerëzit që mungojnë në jetën tuaj se ashtu duan! Investoni sot te dikush që do të sjellë rezultat konkret.

Gaforrja – Ndryshimet planetare do t’ju ndihmojnë të realizoni qëllimet tuaja edhe pse për momentin ju duket çdo gjë e komplikuar. Nëse nuk jeni në një lidhje, duhet të prisni momentin e duhur.

Luani – Dilemat nuk do të mungojnë as sot në jetën personale. Megjithatë, në çështjet ekonomike do të bëni një hap të mirë.

Virgjëresha – Jeta juaj në çift do të konsolidohet më shumë gjatë ditës së sotme. Do të përjetoni momente magjike me njeriun tuaj të zemrës dhe gjërat do t’ju ecin për mrekulli. Ndërsa gjendja e të ardhurave do të vazhdojë të mbetet delikate.

Peshorja – Impenjimet që keni marrë gjatë gjithë kësaj kohe në sferën profesionale do t’ju japin një rezultat që do t’ju gëzojë edhe në fushën financiare. Bëni kujdes me shëndetin.

Akrepi – Hëna në Peshk ju thërret të merrni vendime në jetën sentimentale. Shumë plane do të përparojnë nga ky pozicion i mahnitshëm i Hënës!

Shigjetari – Ditë e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Për momentin asgjë nuk ka për të ndryshuar në jetën e tyre. Financat do të mbeten delikate. Hiqni dorë nga çdo lloj shpenzimi sepse mund të keni probleme serioze.

Bricjapi – Sot është një ditë e rëndësishme për bashkëpunime! Por keni edhe mundësinë të dilni shëtitje me njerëzit tuaj të dashur dhe të bëni diskutime të këndshme.

Ujori – Dita e sotme mund të jetë e favorizuar për transferta dhe do të prisni transaksione. Duhet të përfitoni nga takimet fatsjellëse që krijohen papritur gjatë gjithë javës.

Peshqit – Me Hënën në shenjën tuaj do të jeni ju ata qe do të merrni drejtimin dhe do të joshni të tjerët të vazhdojnë me ju.