Dashi – Të shoqëruar nga rrezet diellit, po përgatiteni për një ditë në të cilën do të jeni në gjendje të përfundoni shumë nga nismat tuaja, veçanërisht nëse i përkisni dhjetëditëshit së parë dhe të dytë të shenjës. Afërdita, Marsi, Dielli dhe Saturni përgatisin terrenin e duhur për sukses.

Demi – Afërdita te Peshqit forcon ndjeshmërinë dhe intuitën veçanërisht nëse ka lindur në prill. Planeti përmirëson marrëdhëniet në familje dhe rrit nivelin e aftësisë për të qenë perceptues me mjedisin përreth. Ditë pune mjaft e përshtatshme për synimet afatgjata të karrierës suaj.

 

Binjakët – Niseni ditën me plot energji të shoqëruar nga Marsi dhe Saturni. Është e mundur që diçka po ju shpëton ose nuk po e vlerësoni sa duhet. Familja e favorizuar, ku harmonizoni kontrastet, duke minimizuar disa mosmarrëveshje që kanë ndodhur së fundmi.

Gaforrja – Afërdita e fuqishme, sundimtare e shenjës suaj e bën atmosferën sot të ëmbël. Planeti gjithashtu ndriçon botën e brendshme duke ju ndihmuar të rregulloni ndjeshmërinë, intuitën, aftësinë për të parë çdo situatë në një këndvështrim më të gjerë dhe më të larmishëm.

Luani – Mund të ndjeni një ndryshim të pashpjegueshëm të humorit sot, por shumë shpejt do të arrini ta menaxhoni dhe të kaloni një mbrëmje të qetë. Forma fizike sot ndikohet nga pozicioni i Uranit. Duhet të pushoni më shumë.

Virgjëresha – Fortësia e karakterit tuaj është si një pikëmbështetje për njerëzit që ju rrethojnë sidomos kur deti është i trazuar. Filloni ditën e punës me shpirtin tuaj të palodhur dhe vazhdoni duke dhënë shembull edhe për kolegët më dembelë.

Peshorja – Një ditë e qetë sot. Ata që janë në fillimet e një historie dashurie e dinë se momenti është shumë i bukur për të testuar shtrirjen e kësaj marrëdhënieje të re që është krijuar. Bëhuni më të vëmendshëm se zakonisht, Dielli në pozicion të papërshtatshëm ju bën disi të çrregullt.

Akrepi – Disa planetë kanë pozicion të papërshtatshëm sot dhe ndikojnë negativisht shenjën tuaj. Marsi dhe Saturni tek Ujori formojnë një kënd të kundërt. Mund të krijohen disa divergjenca të vogla brenda familjes, marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve hasin në vështirësi komunikimi.

Shigjetari – Dita fillon nën kujdesin më të mirë astrologjik, pavarësisht se Jupiteri dhe Venusi vazhdojnë të luajnë keq. Perspektiva të mira për dashurinë sot: kjo nëse jeni në një lidhje afatgjatë apo edhe në një lidhje të rastësishme që sapo ka filluar, apo edhe një lidhje që po rikthehet.

Bricjapi – Dielli, është në një kënd dinamik nga shenja e Dashit, veçanërisht nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë. Jeni të stimuluar sot për të kërkuar harmoninë në ambientin përreth. Marrëdhëniet me shokët tuaj plotësohen nga një forcë e jashtëzakonshme e planetëve.

Ujori – Planeti i gëzimit të jetës, Jupiteri kalon në shenjën e Peshqve, duke ju garantuar mirëqenie të përgjithshme e individuale. Jeta familjare e favorizuar. Beqarët të përgatiten për surpriza, sidomos nëse festoni ditëlindjen në prill.

Peshqit – Mërkuri është në një pozicion të dobishëm me shenjën e Demit, me ndikim të jashtëzakonshëm për dashuritë e reja. Ndikim gjithashtu në rrethin familjar, miqësor e atë të kolegëve. Me intuitën tuaj mund të kuptoni shumë mirë se çfarë po ndodh në shpirtin e njerëzve që ju rrethojnë.