Dashi-Është momenti më pak i përshtatshëm për të bërë xheloz partnerin/en, përpiquni të zgjidhni gjithçka me durim të madh. Mos ia besoni rastësisë zgjedhjet tuaja në dashuri. Në punë mund të keni probleme dhe bezdi. Mos u jepni shpjegime kolegëve.

Demi-Më mirë të përballeni hapur në çdo situatë, ekzistojnë sqarimet, por gjithashtu do ketë shumë polemika që do të jenë të padobishme. Nëse ndiheni të vetmuar dhe të keqkuptuar, përpiquni ta kapërceni këtë ditë pa u dëmtuar, pasi do të jetë veçanërisht monotone. Perspektiva të mira për ata që punojnë në kontakt me publikun.

Binjakët-Kush ka nisur një histori dashurie do të duhet të jetë në gjendje të lexojë mes linjave mesazhet që dërgon personi për të cilin janë të interesuar. Mos e mbyllni zemrën, por lëreni të lirë të veprojë. Dikush nga Binjakët do të duhet të përballet me disa teste që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e punës.

Gaforrja-Risi në dashuri, veçanërisht për ata që sapo kanë mbyllur një histori. Një marrëveshje e mirë mund të lindë me një njohje të re, por është ende herët të thuhet. Edhe për beqarët mund të jetë koha e duhur. Ditë stresi në punë, ngadalësoni ritmin tuaj të përditshëm dhe kushtojini një pjesë të kohës vetes.

Luani-Sot mund të ketë lajme të vërteta në fushën sentimentale. Ngjarjet pozitive vazhdojnë, por jini të kujdesshëm që të mos u besoni shumë njerëzve të sapo-njohur. Në planin e karrierës, yjet frymëzojnë strategjitë e duhura për të zgjidhur disa nga problemet e punës me të cilat ballafaqoheni për njëfarë kohe.

Virgjëresha-Mbroni privatësinë tuaj dhe jepini një prerje miqësive që duan të përfitojnë prej jush. Nëse dashuria do t’ju japë pak kënaqësi, do të jetë vetëm sepse ju keni bërë durim, virtyti juaj kryesor. Harroni inatet dhe përpiquni të buzëqeshni me të gjithë. Do të shihni përfitimet dhe do të merrni më shumë rezultate se sa mendoni.

Peshorja-Dita do të shoqërohet me disa kthesa herë pas here dhe nuk paraqitet e jashtëzakonshme. Dashuria paraqitet me ulje dhe ngritje sidomos te çiftet e vjetra. Një problem që ju shqetëson fillon të zgjidhet. Mos e tregoni veten shumë të shqetësuar dhe përpiquni të qëndroni të qetë.

Akrepi-Indiferenca juaj mund ta largojë partnerin/en, ndaj kaloni më shumë kohë me familjen që ka nevojë për vëmendjen tuaj. Vendosni gjithashtu energji të reja në punë, veçanërisht nëse jeni profesionist i ri. Që projekti juaj të ketë sukses, angazhohuni më shumë.

Shigjetari-Mund të dalin në dritë marrëdhënie të ndërlikuara. Mësoni të dalloni ndjenjat e vërteta nga pasionet. Beqarët kanë nevojë për më shumë qartësi. Në punë mos u nxitoni në marrjen e vendimeve, keni mjaft kohë për të menduar.

Bricjapi-Për çiftet është një moment mjaft i vështirë. Mundohuni të bëni gjithçka të mundshme për të transformuar marrëdhënien tuaj në mënyrë që të forconi marrëveshjen. Mos u mundoni të shtrëngoni veten në disa çështje të punës, lëri gjërat të marrin rrugën e tyre.

Ujori-Dashuria përparon në mesin e shumë vështirësive të vogla dhe keqkuptimeve. Mos mendoni shumë dhe kushtojini vetes diçka që ju pëlqen. Takime të favorizuara nga miqtë, beqarët mund të organizojnë një mbrëmje të këndshme. Në punë dita duket se do të jetë e paqartë, ndaj merreni me qetësi.

Peshqit-Do të jeni pak të tensionuar sot, por mos theksoni xhelozinë dhe mos provokoni me qëndrime të pazakonta. As Venusi nuk duket se buzëqesh tek beqarët. Shmangni gjykimin e punës së të tjerëve dhe reflektoni shumë para se të vendosni për çështje të rëndësishme.