Dashi-Një ditë e re në fillim të verës ju pret krahëhapur, rrezatuese me premtime e plot mundësi të bukura, të gjitha për t’u kapur në fluturim. Dielli drejton veprimin ndaj shenjës suaj i vendosur në shenjën miqësore të Binjakëve. Duket si një tren ku jeni të ftuarit e nderit, veçanërisht nëse keni fatin të festoni ditëlindjen në dhjetëditëshin e dytë.

Demi-Plutoni ju transformon në një lider të guximshëm të aftë për t’i bërë ballë sulmeve më të frikshme, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen nga 15 deri më 20 maj. Gjithmonë falë planetit më pjellor të Zodiakut i cili falë krijimtarisë dhe aftësisë për të shfrytëzuar burimet sekrete të Egos, ju nxit të shfaqni një energji të pazakontë dhe të përballoni disa pengesa.

Binjakët-Saturni i vendosur në një kënd harmonik në shenjën e aleatit tuaj, Ujorit, konfirmon mirësinë e asaj që keni arritur deri në këtë pikë: jeni të fortë dhe me një shpirt të lumtur. Me energjinë që ju falin planetët sot, mund ta shtyni veten edhe më tej, për të korrur suksese më të qëndrueshme.

Gaforrja-Panorama yjore mjaft pozitive e kësaj dite, me Venusin dhe Mërkurin që vazhdojnë t’ju buzëqeshin nga shenja e Demit. Ju gjithashtu gëzoni mbështetjen e Diellit tek Binjakët që ngre nivelin e gjallërisë sot, veçanërisht nëse i përkisni dhjetëditëshit të dytë. Urani dhe Neptuni në veçanti kanë meritën t’ju nxisin që të arrini rezultate edhe më të mira.

Luani-Dielli në shenjën mbështetëse dhe super konkurruese të Binjakëve, mikut tuaj në timonin e Zodiakut, siguron që humori juaj të jetë i shkëlqyer. Shumëfishoni përpjekjet duke përdorur ngarkesën e energjive jetike dhe ndoshta, do të jeni ndër të parët që do të shkëlqeni në sferën personale e profesionale.

Virgjëresha-Dinamizmi juaj ju çon larg sot dhe Plutoni, aleati juaj, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen nga data 16 deri më 20 shtator, ju paraqet një bilanc shumë të respektueshëm. Është një ditë në të cilën gëzimi i të jetuarit shoqërohet me një formë të shkëlqyer psikofizike. Plutoni së bashku me Uranin japin forcë të jashtëzakonshme.

Peshorja-Hëna është planeti që ju favorizon plotësisht sot. Disa situata vështirësie apo ngërçi që planetët si Marsi, Jupiteri, Plutoni kanë vendosur me pozicionin e tyre prej disa kohësh nuk ju prekin, të paktën për këtë ditë dhe veçanërisht nëse i përkisni dhjetëditëshit të dytë dhe të tretë.

Akrepi-Hëna dhe Neptuni, yjet e kënaqësisë emocionale dhe shpirtërore, janë në një kënd të plotë e të dobishëm me shenjën tuaj. Urani kalon në një kënd teknikisht negativ dhe Neptuni ende në një kënd pozitiv ju ofron  mundësi dehëse për sfida sentimentale. Prisni ndryshime pozitive në punë, kjo falë Neptunit.

Shigjetari-Filloni ditën me nxitimin tuaj tipik entuziast. Jeni gati të hipni në një tren që do t’ju çojë drejt e në një pikë kthese të lumtur. Timonieri kryesor sot është Saturni që ju tregon një vizion largpamës të asaj që është e drejtë, e dobishme dhe e përshtatshme për të forcuar zgjuarsinë tuaj.

Bricjapi-Një ditë stimuluese dhe pozitive për ju karakterizohet nga një pozicion i shkëlqyer i Plutonit në lidhje në shenjën tuaj dhe më pas Urani, Mërkuri, Venusi, Neptuni: yje që ju sjellin fat! Kënaqësitë e zemrës mund të shtohen duke gjetur dhurata të reja nga qielli, si lajmi për lindjen e një fëmije.

Ujori-Nisni këtë ditë të re qershori të shoqëruar me dhuratën e shkëlqyer që të gjithë e njohin: inteligjencën. Do të jetë Hëna, e vendosur në shenjën e mikut të besuar, Peshores, për t’ju udhëhequr edhe një herë në rrugën e duhur. Një person i ri po lind në horizont për t’ju ngrohur zemrën.

Peshqit-Sot do të ndesheni me një panoramë të ndritshme zodiakale, mbi të cilën vizatohen situata të reja, ide premtuese, mundësi revolucionare. Dhe ju jeni vetëm një hap larg nga mundësia për të hyrë në të dhe për ta bërë plotësisht pjesë tuajën. Neptuni që kryqëzohet me shenjën tuaj do të sjellë ndryshime të rëndësishme për jetën.